I jepet lamtumira e fundit aktorit Adem Mikullovci
I jepet lamtumira e fundit aktorit Adem Mikullovci 15.09.2020 | 10:33
Sot në varrezat e qytetit në Prishtinë i është dhënë lamtumira e fundit artistit të paharruar për shumë gjenerata Adem Mikullovci.Në ceremoninë mortore morën pjesë qytetarë, familjarë, miq, kolegë dhe përfaqësues të institucioneve vendore.Lumnie Mikullovci nën lot ka treguar momentet e fundit të jetës së bashkëshortit të saj.
 
“Ka qenë sëmurë vitin e kaluar, por këtë vit ka qenë shumë mirë. Fjalët e fundit ai nuk pati kohë me i thënë, sepse aorta abdominale e bëri të veten dhe kanë qenë dy minuta në pyetje, por para asaj, ai e luajti një shfaqje të tekstit të tij për film. E luajti para meje, fqinjës sime, aq me emocione dhe kur u krye, i thash Adem ti e luajte një shfaqje, na dhe një përjetim shumë emocional. Aktori e ndien, i ka ardhur momenti. Ai ka jetuar me teatër me film, aq ishte jeta e tij. Kanë bërë të pamundurën gjithë stafi mjekësor, ambulancat, familjet, por aq ishte… Bash hiq s’e kam pritur vdekjen e tij mbrëmë, më ka tmerruar. Isha vetëm me të në shtëpi, përnjëherë më ka thënë: Unë s’jam mirë, thirrma ambulancën!” Unë i thash që ke qenë shumë herë sëmurë, mirë je, do të shërohesh, dhe unë e kam kapur dhe e kam mbështetur për kanape. Në ato momente, e pashë që ai nuk është mirë, ia dhashë ndihmën e parë, edhe u fik, u fik, ra perdja përgjithmonë”, tha ajo.
 
Adem Mikullovci ndërroi sot jetë në moshën 81-vjeçare. Përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.
 
Gjithashtu ka qenë delegat i Kuvendit, i cili shpalli deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992, si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave