Shfaqet portreti i Donika Kastriotit
Shfaqet portreti i Donika Kastriotit 01.04.2021 | 12:00
Realizuar nga artisti italian Roberto Gammone, “Andronica Castriota Scanderbeg” – Donika Kastrioti Skënderbeu po fluturon në rrjet me shpejtësinë e erës.
 
Historia e Shqipërisë në lavdinë e Skënderbeut, vjen së fundmi me portretin e nuses së Gjergj Kastriotit, duke bërë xhiron e botës.
 
Fuqia e portretit të tij, ka një histori të gjatë dhe të pasur. Shumë prej nesh nuk arrijmë të kuptojmë historinë, pa njohur portretet e figurave historike edhe sikur, thjesht të shohim që jeta, apo legjenda përkon me pamjen e figurës në fjalë.
 
Të gjithë e njohim profilin e Skënderbeut, apo portretin e Ismail Qemalit. Për këtë arsye, kur portreti i panjohur dhe jashtëzakonisht i bukur i Donika Kastriotit u shfaq ditët e fundit, kurioziteti dhe reagimi me shpërndarje në rrjetet sociale ishte i menjëhershëm
 
Ndonëse figurë historike pak e diskutuar, Donika ngjall shumë kuriozitet.
 
Portreti ështe aktual, apo historik? A pasqyron të vërtetën? Ishte Donika vallë kaq e bukur? Kush ishte ajo në të vërtetë? Një portret mjaftoi ta kthente në skenë këtë grua, njëkohësisht të njohur dhe ende misterioze.
 
Portreti
 
Portreti në fjalë titullohet “Andronica Castriota Scnderbeg” dhe është realizuar nga artisti italian Roberto Gammone, vitet e fundit. Pra, ndonëse ka pamjen e një porteti historik, piktura është aktuale.
 
Pikturat e artistit të talentuar Gammone, duken njëherësh moderne dhe historike, pasi ai përdor teknikë të re në pikturë, por përmbajtja ruan disa detaje që zakonisht i sheh vetëm në portretet e hershme, si gravura me të cilën jëmi mesuar të identifikojmë nusen e Skënderbeut.
 
Shumë prej nesh, e njohim Donikën nga imazhi më poshtë, i gdhëndur nga artisti Johann Theodor de Bry, në vitin 1596.
 
Disa nga detajet në fjalë, në portretin e Gammones, janë data e shkruar në pikturë (ndonëse 1556-ta ështe plot 50 vjet pas vdekjes së Donikës), apo edhe imazhi i Donikës në profil, të dy elementë të stilit të portreteve të shekullit të 16-të.
 
Gammone gjithashtu ka ofruar interpretimin e tij edhe me portretin e Skënderbeut, por ishte portreti i Donikës që pati jehonën më të madhe.
 
Donika u lind në Kaninë, më 1428, sipas shumë të dhënave nga historianë të ndryshëm, të cilët thonë se ajo ka qenë 23 vjeç, kur u martua me Skënderbeun. Martesa u bë në vitin 1451; Skënderbeu ishte sa dyfishi i saj në moshë, 46 vjeç.
 
Andronikës i thërrisnin dhe Donika. Ishte vajza e madhe e Gjergj Arianitit. Gjergj Arianiti ishte martuar dy herë. Me gruan e parë, Marie Muzakën pati gjashtë vajza: Donikën, Gojsavën, Anën, Halenën, Dhespinën dhe Komitën. Me gruan e dytë, Pietra Franko, ai pati tetë fëmijë ndër të cilët, mund të përmendim vajzat: Marie, Teodora, Katerina, Mara, si dhe djemtë: Thoma, Kostandin, Arianit, pra gjithsej pati 14 fëmijë. Donika ishte e para e të gjithëve. Ajo lindi dhe u rrit në Kaninë të Vlorës.
 
U martua me Skënderbeun më 23 prill 1451; dasma në Kaninë zgjati tri ditë, 21-23 prill. Për dasmën e këtij çifti të shquar të Arbërisë ka gojëdhëna, vargje popullore, të dhëna historike. Thonë se Skënderbeu erdhi me 500 kalorës. Kënga dhe vallja buçiti dhe kalaja e Kaninës llamburiti nga pishat dhe fenerët e shumtë. Aty u bë shkëmbimi i unazave. /konica/ KultPlus.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave