“Dashunija ndaj prindëve” nuk mund të shprehej më bukur se në poezinë e Ndre Mjedës
“Dashunija ndaj prindëve” nuk mund të shprehej më bukur se në poezinë e Ndre Mjedës 27.02.2023 | 03:39
“Dashunija ndaj prindëve” është një poezi e shkruar nga poeti i njohur shqiptar Ndre Mjeda. Poezia, sikurse e shpreh edhe titulli, tregon dashurinë që prindërit kanë derdhur mbi autorin në veçanti, por në plan më të gjerë, shpreh dashurinë e çdo prindi për fëmijën e vet.
 
Poezia përfshin tre stadet e jetës së një individi. Nis në strofën e parë me fëmijërinë, ku prindërit e rrisin fëmijën që në djep. Vazhdon në strofën e dytë me rritjen ku prindërit bëjnë maksimumin që ta rrisin në mënyrën e duhur fëmijën dhe përfundon në strofën e tretë, me momentin kur fëmija është i rritur dhe e kupton realisht çdo sakrificë që kanë bërë prindërit (Ju ma ndez’t nji flakë në zemër për punë t’nalta e për lumni.).
 
“Dashunija ndaj prindëve”
Me sy çilun afër djepit,
Me kujdes e me dashtni,
Për vaj tem tue hjekun zi,
Tue shëndue kur m’shifshi n’shend.
Babë e nanë sa keni derdhë
Mbi shteg tem e hire e dritë;
Ah, sa mirë m’keni gatitë
Për çdo kohë e për çdo vend.
Ju ma ndez’t nji flakë në zemër
Për punë t’nalta e për lumni
Për ju pra, o prind’t e mi,
Mend e zemra më lakmon. / KultPlus.com
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave