Hamiti rikthen një tekst të Ibrahim Rugovës student, shkruar për 28 Nëntor para 55 vjetëve
Hamiti rikthen një tekst të Ibrahim Rugovës student, shkruar për 28 Nëntor para 55 vjetëve 29.11.2023 | 03:01
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, në profilin e tij në ‘facebook’ ka publikuar një shkrim të shkruar para 55 vjetëve nga Ibrahim Rugova kur kishte qenë student, me rastin e 28 nëntorit.
 
Hamiti ka ndarë një pjesë nga ky shkrim, ku Rugova flet për perandorinë Osmane që ka marrë shumëçka nga shqiptarët, por jo atë më të vlefshmen, fuqinë e trimërinë.
 
“”Kulçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mundi të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve”, shkruante Ibrahim Rugova, atëherë student, si sot para 55 vjetëve.”, shkruan Hamiti teksa citon Rugovën.
 
“Ibrahim Rugova i priu lëvizjes për pavarësi të Kosovës. U zgjodh katër herë President i Kosovës. Ati Themeltar i shtetit të Kosovës”, ka përfunduar ai./Express/
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave