Nënë Tereza, ekspozitë në shkollën papnore Piu IX
Nënë Tereza, ekspozitë në shkollën papnore Piu IX 30.07.2025 | 04:11
Nga 25 korriku deri më 5 gusht, shkolla papnore Piu IX, krejt afër Vatikanit, i kushton një ekspozitë Nënë Terezës, shenjtes shqiptare të bamirësisë. Tema: “Nënë Tereza: jeta, përshpirtëria dhe mesazhi”
 
Nga 25 korriku deri më 5 gusht, shkolla papnore Piu IX, krejt afër Vatikanit, i kushton një ekspozitë Nënë Terezës, shenjtes shqiptare të bamirësisë.
 
Tema: “Nënë Tereza: jeta, përshpirtëria dhe mesazhi”. “Fillojmë me meshën e orës 9.00, ndjekur nga Adhurimi Eukaristik”, shkruhet në posterin e organizatorëve, ku shpjegohet edhe se ekziston mundësia e nderimit të relikes së lumnimit të Nënë Terezës. Oraret e ekspozitës ndryshojnë nga dita në ditë, por nga 30 korriku deri më 1 gusht, shqiptarët që ndodhen në Romë, sidomos të rinjtë e pranishëm për Jubileun e Mëshirës, mund të shkojnë nga ora 9 deri në orën 21, në via dei Cavalieri del Santo Sepolcro 1, një nga rrugicat, që çojnë drejt rrugës së madhe, në fund të së cilës ndodhet bazilika e Shën Pjetrit. Më 2 gusht, ekspozita është e hapur nga ora 9 deri në orën 11, per të mbetur sërish e hapur deri në orën 21, nga 3 deri më 5 gusht. Hyrja është falas./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave