“Më ka marrë malli”, vajza 5-vjeçare izraelite rikthehet në kopsht pas lirimit nga terroristët e Hamasit
“Më ka marrë malli”, vajza 5-vjeçare izraelite rikthehet në kopsht pas lirimit nga terroristët e Hamasit 06.12.2023 | 15:30
Vajza 5-vjeçare izraelite, Emilia Aloni, e cila pas shtatë javësh robërie në Gaza, së bashku me nënën e saj, u lirua më 24 nëntor dhe është rikthyer sot në kopshtin e saj ku i është bërë një pritje e ngrohtë.
 
Mediat izraelite raportojnë se Emilia, e shoqëruar nga gjyshi i saj dhe një grua e paidentifikuar, e cila po filmonte një skenë emocionuese, erdhi në kopsht dhe u prit me përqafime nga mësuesja.
 
Emilia u prit ngrohtësisht edhe nga shoqet, ku njëra prej tyre dëgjohet duke thënë “më ke munguar”.
 
“Nuk të kam parë prej kohësh”, shtoi vajza, ndërsa shoku i saj tha se e kishte parë në televizion.
 
Sipas të dhënave të fundit, Hamasi liroi 110 pengje ndërsa nga ana tjetër Izraeli liroi nga burgu 240 palestinezë, të gjithë gra, fëmijë dhe të mitur.
 
Ndryshe, Izraeli ka nisur një kundërofensivë ndaj militantëve të Hamasit, të cilët kryen një sulm terrorist në territoret izraelite. 
 
Emilia Aloni’s first day back at kindergarten after her return from Gaza.
 
📹 via Hamoked pic.twitter.com/QEiqPPW2YM
— The Jerusalem Post (@Jerusalem_Post) December 5, 2023
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave