Clark: Dhamë dëshmi që do ta rrëzojnë këtë dënim, SHBA të punojë që Apeli ta marrë vendimin e duhur
Clark: Dhamë dëshmi që do ta rrëzojnë këtë dënim, SHBA të punojë që Apeli ta marrë vendimin e duhur 17.09.2026 | 14:32
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, i cili e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999 për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, nuk e kupton arsyeshmërinë e vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë dje për t’i dënuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vjet burgim.
 
Clark tha se dëshmia e tij dhe dëshmitë e të tjerëve do të shpiejnë te rrëzimi i këtij vendimi në Apel.
 
“Por e di që unë dhe shumë të tjerë kemi dhënë dëshmi që do të shpiejnë te rrëzimi i këtij vendimi”, tha ai në emisionin “Off the Record me Andrea Dangllin” në A2 CNN.Amerikani tha se nuk i di motivet dhe “çfarë ka ndodhur pas dyerve me gjykatësit” për ta sjellë këtë vendim, të cilin e quan të pakuptimtë.
 
“Sepse duhet parë edhe nga vetë Gjykata e Apelit, por nuk i di motivet dhe çfarë ka ndodhur veçanërisht pas dyerve me gjykatësit. Për mua nuk ka kuptim, por ndoshta është diçka që ata dinë që ne nuk e dimë”, tha ai.Akuzat mbi të cilat u dënuan ish-drejtuesit e UÇK-së, Clark i quan qesharake dhe të pambështetura në dëshmi të forta.
 
“E kam shumë të vështirë të kuptoj se si mundet një gjykatë e tillë ta dënojë një organizatë të tillë me akuza qesharake që janë bërë dhe që nuk u gjetën dëshmi të forta për to”, tha ai.“Dhe në pikëpamjen time, pavarësisht se s’jam jurist, shpresojmë që të kemi një rezultat tjetër në Apel”, tha Clark.
 
I pyetur nëse mendon se SHBA-ja do ta mbështesë pa rezerva këtë proces nëse edhe Apeli konfirmon vendimin e djeshëm, Clark tha se “SHBA-ja dhe vendet e tjera duhet të punojnë për procesin e Apelit që Apeli të dalë me vendimin e duhur”.Clark tha se “mund ta dërgonim edhe George Washingtonin në një gjykatë të tillë”.
 
“Nuk ka kuptim të ndëshkohen këta njerëz”, tha ai.Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim – të gjithë për krime lufte.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.