A ka me na ardh marre?
A ka me na ardh marre? 14.09.2026 | 02:37
Gjithmonë i kam admiru gjeneratat e prindërve tanë. Mbi të gjitha për strukturën psikologjike që kanë ndërtu për me mbijetu pa u nënshtru!
 
Paramendo t’jesh prind në Kosovën e viteve ’90. Me t’largu prej punës pikërisht kur ke krijuar familje. Dhe mbi ankthin ekonomik shto frikën për ekzistencën fizike! E megjithatë, kolektivisht i thanë JO Serbisë.
 
Humbën punë. U burgosën. U rrahën barbarisht. Por nuk e humbën boshtin e tyre moral.
 
I admiroj veçanërisht të burgosurit politikë që, edhe pas torturave çnjerëzore, në oborret e burgjeve ecnin drejt. Sepse e dinin se dikush më i ri prej grilave po i shikonte! Kjo, psikologjikisht, është e jashtëzakonshme! Me ta thy trupin e ti me vendosë mos me u kërrys. Sepse represioni nuk don veç me të dërrmu fizikisht. Don me të bindë që je i vogël. Don me ta ulë kryt. Me ta marrë dinjitetin. Me t’mësu me u tutë.
 
E ata e kanë kuptu diçka shumë të madhe, që edhe me ecë drejt n’oborr të burgut është rezistencë!
 
I admiroj familjet që i strehuan ilegalët. Shpija ku edhe fëmijët e dinin se dikush jetonte aty, por heshtnin. Paramendo çfarë kulture e besimit, është dasht t’ekzistojë që edhe një fëmijë me arrit me kuptu se një fjalë mund të kushtojë jetë.
 
I admiroj jashtëzakonisht shumë, ata që morën armët dhe dolën n’mal! Ata që i puthën fëmijët pa e ditë nëse kanë me i pa prapë. Kanë lanë pas gjithçka që njeriu e don ma së shumti, sepse kanë besu se ka diçka përtej jetës së tyre që duhej me mbijetu, liria e një populli.
 
Duhet një ideal i jashtëzakonshëm me qenë gati me dhanë jetën, që njerëzit që vijnë pas teje ta jetojnë të tyren të lirë.
 
Çfarë gjenerate. Çfarë qëndrese. Çfarë disipline emocionale. Çfarë ideali. Çfarë uniteti.
 
Ata durun jashtëzakonisht shumë dhe nuk na trashëguan vetëm traumën. Na trashëguan edhe dashinë. Dashninë për gjuhën. Për familjen. Për vendin. Për lirinë. Për shtetin që ende s’ekzistonte, por që ata e kishin ndërtuar së pari në mendjen e tyre.
 
Dhe këtu fillon pyetja për neve?
 
Çka po bojmë na me lirinë që ata e paguan në krejt format?
 
Psikologjikisht, kjo është një paradoks i dhimbshëm. Një gjeneratë që kishte shumë pak, ndërtoi kuptim, një gjeneratë që ka shumë më tepër, rrezikon ta humbasë atë.
 
Ata luftuan që të mos na e merrnin dinjitetin të tjerët.
 
Na po luftojmë që me ja marr dinjitetin njëri-tjetrit.
 
Një shtet nuk humb vetëm kur humb n’territor. Fillon me u shu kur shoqëria e humbet respektin për njeriun, kur poshtërimi bëhet kulturë dhe kur urrejtja bëhet mënyrë komunikimi.
 
Dhe një ditë, kur e kuptojmë këtë, A KA ME NA ARDH MARRE?
 
Përballë madhështisë së sakrificës së tyre, a kemi me e pa sa të varfër në ideale jemi na? Sa të papërgjegjshëm me lirinë dhe sa mosmirënjohës ndaj sakrificës së gjeneratave!
 
(Kaltrina Ajeti është gazetare e njohur kosovare.)/Gazeta Metro
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave