Gjermania dhe Franca ndërmjetësojnë në krizën e Kosovës
Gjermania dhe Franca ndërmjetësojnë në krizën e Kosovës 01.06.2023 | 13:31
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebelstreit bëri të ditur në Berlin se në kuadër të samitit të dytë të Komunitetit Politik Europian, që zhvillohet të enjten në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, kancelari gjerman, Olaf Scholz do të zhvillojë bisedime së bashku me presidentin francez, Macron me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin Vuçiq për gjendjen aktuale në veriun e Kosovës. 
 
Scholz dhe Macron zhvillojnë bisedime edhe me presidentin Vuçiq, i cili para samitit në Kishinau ka thënë se hapi i parë për uljen e tensioneve do të ishte tërheqja e "gjoja kryetarëve" të komunave nga veriu. Ai i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të tërheqin kryetarët e bashkive. Ky hap do të ishte hapi më i fuqishëm, ka kërkuar Vuçiq.
 
Presidenti francez, Emmanuel Macron në kuadër të takimit në Kishinau e ka quajtur zhvillimin e zgjedhjeve lokale në veri një gabim. Macron ka thënë, se ka një përgjegjësi të qartë të autoriteteve kosovare për situatën aktuale.
 
Presidentja Vjosa Osmani  ka theksuar se është e rëndësishme të koordinohet me aleatët që kanë qëndruar pranë Kosovës në momentet më të vështira, për të forcuar situatën dhe për të parandaluar destabilizimin e rajonit.
 
Osmani ka njoftuar se do të zhvillojë takime me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron, si dhe me liderët e tjerë evropianë gjatë samitit.
 
Megjithatë, ajo e ka bërë të qartë se nuk ka planifikuar të takohet sot me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.