Grupi i Grave Deputete reagon për Arlinda Zekajn: Mbrojtja e grave duhet të jetë detyrim i çdo institucioni
Grupi i Grave Deputete reagon për Arlinda Zekajn: Mbrojtja e grave duhet të jetë detyrim i çdo institucioni 26.10.2026 | 02:14
Grupi i Grave Deputete ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën e thellë për vrasjen e Arlinda Zekaj në Pejë.
 
Përmes një njoftimi të Kuvendit, Grupi i Grave Deputete ka theksuar se kjo ngjarje tragjike është edhe një dëshmi e dhimbshme e nevojës urgjente për të luftuar femicidin dhe për të garantuar sigurinë dhe jetën e grave në vend.
 
“E dënojmë ashpër këtë akt dhe kërkojmë nga të gjitha institucionet kompetente që të veprojnë me urgjencë, të kryejnë hetime të plota dhe të sigurojnë që përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Po ashtu, kërkojmë që të shqyrtohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim”, thuhet në njoftim.
 
Sipas tyre, femicidi nuk është çështje private, por një problem serioz shoqëror dhe institucional që kërkon përgjegjësi, reagim të vendosur dhe masa konkrete parandaluese.
 
“Mbrojtja e jetës dhe dinjitetit të grave duhet të jetë detyrim i pakushtëzuar i çdo institucioni. Grupi i Grave Deputete do të vazhdojë të jetë i angazhuar në adresimin e kësaj dukurie dhe në kërkimin e përgjegjësisë institucionale, me qëllim që rastet e tilla të parandalohen dhe asnjë grua të mos mbetet pa mbrojtjen që i takon. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për të afërmit e Arlindës”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.