Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, kritikoi qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me situatën politike, duke e akuzuar se po përdor mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme si formë presioni, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një reagimi në Facebook, Hoti ka bërë të ditur se LDK-ja mbetet e gatshme të kontribuojë në zhbllokimin e procesit të krijimit të institucioneve, por ka theksuar se një gjë e tillë kërkon vullnet për bashkëpunim dhe kompromis mes forcave politike.
“Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis. Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi”, shkroi Hoti në Facebook./gazetametro.net