Krizë në Ceuta: 72 mijë emigrantë në vetëm dy ditë
Krizë në Ceuta: 72 mijë emigrantë në vetëm dy ditë 07.08.2026 | 01:51
Enklava spanjolle e Ceutës po përjeton një nga krizat më të rënda humanitare dhe politike të viteve të fundit.
 
Ajo që nisi javën e kaluar si një fluks masiv prej 72,000 emigrantësh brenda dy ditëve, 30 dhe 31 korrik, tashmë është kthyer në fushebetejë të politikës së brendshme të Spanjës, ndërsa qindra fëmijë të pashoqëruar emigrantësh kanë mbetur të bllokuar në rrugë.
 
Ndonëse qeveria spanjolle arriti të kthente me shpejtësi rreth 70,000 persona mbrapsht në Marok, në territor kanë mbetur rreth 2,000 emigrantë, mes të cilëve mbi 1,000 të mitur të pashoqëruar Zëvendëspresidenti i Ceutës, Alejandro Ramirez, deklaroi se kapaciteti pritës prej vetëm 90 vendesh është mbingarkuar plotësisht.
 
Për të zbutur situatën, administrata socialiste e Pedro Sanchez njoftoi alokimin e 25 milionë eurove për të mbështetur Ceutën. Megjithatë, përpjekja për t’i shpërndarë këta fëmijë në rajone të tjera të Spanjës është bllokuar nga Partia Popullore konservatore dhe partia e ekstremit të djathtë, Vox.
 
Udhëheqësi i Vox, Santiago Abascal, sulmoi hapur vendimin e qeverisë në rrjetin social X, duke deklaruar se “asnjë euro e spanjollëve nuk duhet të shkojë për emigrantët e paligjshëm”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.