Lajmi i Fundit: KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Lajmi i Fundit: KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën 19.01.2026 | 14:03
Në një mbledhje të mbyllur të anëtarëve të partive politike që përfaqësohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Këshilli për operacione zgjedhore ka propozuar që procesi zgjedhor të shkojë drejt një rinumërimi të plotë të votave, pas parregullsive dhe mospërputhjeve të evidentuara gjatë rinumërimit të deritashëm në disa vendvotime.
 
Gjatë procesit të rinumërimit janë konstatuar dallime mes rezultateve të numërimit fillestar dhe atij të rinumërimit. Këto gjetje kanë ngritur dyshime për integritetin e procesit në disa qendra votimi, çka ka shtyrë përfaqësuesit politikë të kërkojnë një rinumërim të plotë për të garantuar transparencë dhe besueshmëri.
 
Ndërkohë, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite është paraparë pikërisht çështja e rinumërimit. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
 
“Ju njoftoj se sot (e hënë, 19 janar 2026, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është raporti nga procesi i rinumërimit të deritashëm të vendvotimeve”, ka deklaruar Elezi.
 
Sipas burimeve brenda KQZ-së, raporti që do të prezantohet sot pritet të përmbajë detaje mbi shkeljet e identifikuara, të cilat mund të ndikojnë në shpërndarjen e mandateve dhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Për këtë arsye, rinumërimi i plotë po shihet si një hap i domosdoshëm për të shmangur kontestime të mëtejme dhe për të ruajtur besimin e publikut në procesin zgjedhor.
 
Vendimi përfundimtar për zgjerimin ose jo të rinumërimit pritet të merret pas diskutimeve dhe shqyrtimit të raportit gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së.
 
Këshilli për Operacione Zgjedhore i ka rekomanduar KQZ-së rinumërimin e plotë të votave
 
Sapo ka përfunduar mbledhja e mbyllur e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, burime të RTK informojnë se të gjithë anëtarët e subjekteve politike janë pajtuar njëzëri për rinumërim të tërësishëm në Kosovë.
 
RTK mëson se Këshilli për operacione zgjedhore ia ka rekomanduar KQZ-së rinumërimin e plotë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.