KMDLNj: Rinumërim të plotë, hetime gjithëpërfirëse!
KMDLNj: Rinumërim të plotë, hetime gjithëpërfirëse! 19.01.2026 | 02:21
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar në lidhje me manipulimin e votave në disa komuna.
 
Sipas KMDLNj-së, duhet rinumërim të plotë dhe hetime gjithëpërfirëse!
 
“Në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit kemi një shpërputhje të madhe të votave realisht të fituara dhe atyre që janë bërë publike sidomos në Prizren ku ka shpërputhje jonormale edhe për hajdutët më të sofistikuar. Nuk janë numëruar as 40 për qind e vendvotimeve që janë caktuar të rinumërohen dhe në pah dalin keqpërdorime industriale të vullnetit të qytetarëve duke tjetërsuar votat. E drejta për të votuar dhe për t’u votuar është kategori ligjore dhe kushtetuese dhe si e tillë duhet të respektohet dhe të mbrohet. E drejta për të votuar dhe për t’u votuar është e drejtë elementare e njeriut dhe në rastin konkret është shkelur në mënyrë flagrante përmes krijimit të kushteve të pabarabarta për një garë të drejtë dhe jodiskriminuese”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.
 
Reagimi i plotë:
 
Tjetërsimi apo vjedhja e votave midis kandidatëve për deputetë të së njëjtës parti ka qenë “sport i legalizuar” në të gjitha zgjedhjet e organizuara në Kosovë, që nga përfundimi i luftës deri më sot. Prandaj, së paku një 70 përqindësh i deputetëve ishte parapaguar në këtë “vend pune”. Prandaj nuk kishte hapësirë për kandidatë të pavarur dhe kandidatë me integritet profesional, politik dhe moral. Partitë më shumë janë përqendruar në ruajtjen e votës së partisë kurse arkitekturën e brendshme – lista e deputetëve ka qenë përgjegjësi e liderëve dhe grupeve klanore. Në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit kemi një shpërputhje të madhe të votave realisht të fituara dhe atyre që janë bërë publike sidomos në Prizren ku ka shpërputhje jonormale edhe për hajdutët më të sofistikuar. Nuk janë numëruar as 40 përqind e vendvotimeve që janë caktuar të rinumërohen dhe në pah dalin keqpërdorime industriale të vullnetit të qytetarëve duke tjetërsuar votat. E drejta për të votuar dhe për t’u votuar është kategori ligjore dhe kushtetuese dhe si e tillë duhet të respektohet dhe të mbrohet. E drejta për të votuar dhe për t’u votuar është e drejtë elementare e njeriut dhe në rastin konkret është shkelur në mënyrë flagrante përmes krijimit të kushteve të pabarabarta për një garë të drejtë dhe jodiskriminuese.
 
Në Kosovë ishte krijuar një standard glorifikues për organizimin e mirë të zgjedhjeve ndërsa realiteti ishte tipik ballkanik, manipulimi i rezultateve çdo herë kur të krijohet mundësia! Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin jo të drejta ku vullneti elektoral zëvendësohet me korrupsion elektoral, blerje masive të duke keqpërdorur buxhetin e shtetit. Maja e Ajsbergut është tjetërsimi – hajnia e votave për deputetë.
 
Për ta sqaruar procesin deri në fund KMDLNj – kërkon rivotim të plotë të të gjitha vendvotimeve në Kosovë, hetime gjithëpërfshirëse të gjithë atyre që kanë kontribuar drejtpërdrejtë në këtë hajni , që e kanë ndihmuar apo që nuk e kanë parandaluar ndonëse kishin mundësi ta bënin këtu duke ruajtur dhe mbrojtur integritetin e zgjedhjeve.
 
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë kapacitet teknik dhe profesional të mjaftueshëm të bëjnë hetime të paanshme e që gjetjet e tyre t’i adresojnë në Gjykatën përkatëse që, mbështetur në prova merr vendim për caktimin e përgjegjësisë penale apo merr një vendim lirues.
 
KMDLNj këto zgjedhje i konsideron jo të drejta , aspak të barabarta , të manipuluara dhe të korruptuara materialisht, politikisht dhe moralisht.
 
Akterët e përfshirë në këtë krim elektoral përveç se duhet ta ndjejnë forcën e ligjit, ata duhet të përjashtohen për një afat të caktuar nga mundësia e përsëritjes së veprës qoftë si vëzhgues, komisionerë apo edhe kandidatë për deputetë!
 
Nëse flasim me terme sportive duhet t’i referohemi majit të vitit 2006 në Itali kur kampioni i shumëfishtë i Italisë, Juventus për shkak të kurdisjeve ishte përjashtuar nga Serie A duke e zhvendosur në ligën B. Policia kishte zbuluar rastin e aferës së kurdisjeve në aferën Calciopol përmes përgjimeve të bisedave telefonike. 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.