Lista e zezë e SHBA-së: Këto janë subjektet nga Kosova që janë nën sanksione
Lista e zezë e SHBA-së: Këto janë subjektet nga Kosova që janë nën sanksione 26.06.2026 | 15:21
Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane ishin vendosur 131 individë dhe subjekte nga gjashtë shtete të Ballkanit
 
Perëndimor.Numri më i madh i sanksioneve lidhet me Serbinë (49), pasuar nga Kosova (29), Bosnje e Hercegovina (26), Maqedonia e Veriut (12), Shqipëria (8) dhe Mali i Zi (7).
 
Vendimet për sanksione i merr Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja, shkurt OFAC, e cila vepron në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit.Në listën e zezë të OFAC-ut nga Kosova gjenden 14 entitete:
 
1. FERMA IZVORI B.I.Lokacioni: Izvore
Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)Veprimtaria: Kultivimi i frutave arrore dhe bërthamore.
 
Pronarin Sinisha Nedeljkoviq, OFAC-u e ka identifikuar si pjesë të një grupi të organizuar kriminal transnacional dhe e ka vendosur në listën e individëve të sanksionuar. Kompanitë dhe rrjetet e tij lidhen me korrupsion dhe tregti të paligjshme, përfshirë kontrabandën mes Kosovës dhe Serbisë. Ai është i lidhur me Zvonko Veselinoviqin.Zvonko Veselinoviq në publik njihet si biznesmen nga veriu i Kosovës dhe ish-partner biznesi i Milan Radoiçiqit, organizatorit të sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.
 
*OFAC-u e ka identifikuar Zvonko Veselinoviqin si udhëheqës të një grupi të organizuar kriminal dhe si një nga figurat më famëkeqe korruptive në veri të Kosovës.Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.
 
P.P. SHTËPIA TREGTARE METAL B.I.Lokacija: Zveçan
 
Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)Veprimtaria: Tregti me shumicë e makinerive dhe pajisjeve të tjera.
 
Kompania është e lidhur me të sanksionuarin Sinisha Nedeljkoviq.Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.
 
3. SHTËPIA TREGTARE METAL SH.P.K.Lokacioni: Zveçan
 
Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)Veprimtaria: Tregti me mallra të konsumit të gjerë për ndërtimtari dhe amvisëri.
 
Kompania është e lidhur me të sanksionuarin Sinisha Nedeljkoviq.Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.
 
4. SINISHA NEDELKOVIQ B.I., P.T.P. METALLokacioni: Zveçan
Lokacioni: ZveçanVeprimtaria: Tregti dhe tregti me shumicë e pajisjeve.
 
Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.Kompania është e lidhur me të sanksionuarin Sinisha Nedeljkoviq.
 
5. SINISHA NEDELKOVIQ I.B.Lokacioni: Zveçan
 
Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)Veprimtaria: Tregti me shumicë e makinerive dhe pajisjeve.
 
Kompania është e lidhur me të sanksionuarin Siniša Nedeljkoviq.Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.
 
6. FERARI, NDËRMARRJE PËR SHËRBIME DHE TREGTI ME AUTOMJETE TË PËRDORURA, SH.A.Lokacioni: Mitrovica
Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)Veprimtaria: Blerje, shitje dhe ndërmjetësim në tregtinë e automjeteve të përdorura dhe të reja.
 
Kompania është e lidhur me Zvonko Veselinoviqin. OFAC-u e ka identifikuar Veselinoviqin si udhëheqës të një grupi të organizuar kriminal. Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, grupi i tij është i përfshirë në skema të ryshfetit në shkallë të gjerë dhe në trafikim të paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.
 
7. PRIZMA B.I.Lokacioni: Mitrovica
 
Program: GLOMAG (Global Magnitsky)Veprimtaria: Ndërtimi i objekteve të tjera të infrastrukturës.
 
Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), kompania është kaluar zyrtarisht në status pasiv më 9 qershor 2022, vetëm disa muaj pas vendosjes së sanksioneve amerikane.Kompania është e lidhur me të sanksionuarin Zvonko Veselinoviq.
 
Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.8. ZHARKO VESELINOVIQ B.I., S.T.R. KRISTAL
 
Lokacija: Mitrovicë e VeriutProgram: GLOMAG (Global Magnitsky)
 
Veprimtaria: Formësimi dhe përpunimi i xhamit të rrafshët.Sipas bazës së të dhënave të ARBK-së, kompania është zyrtarisht në status pasiv që nga 9 qershori 2022. Ndryshimi i statusit në pasiv ndodhi rreth gjashtë muaj pasi OFAC-u vendosi sanksione ndaj pronarit dhe vetë kompanisë.
 
OFAC-i e ka identifikuar Zharko Veselinoviqin si një nga udhëheqësit e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit, vëllait të tij, i cili është thellësisht i përfshirë në tregti të paligjshme dhe kontrabandë.SHBA-ja, në raportin e saj, ndër të tjera, përmend një aktakuzë në bazën e të dhënave të Kosovës, e cila i lidh anëtarët e këtij grupi me rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq më 2018. Ivanoviq u vra me gjashtë plumba pas shpine, para zyrave të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.
 
Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.9. RAD D.O.O.
Lokacioni: ZveçanProgrami: GLOMAG (Global Magnitsky)
 
Veprimtaria: Ndërtimtari, ndërtim i objekteve të larta dhe i objekteve infrastrukturore.Pronari i kompanisë, Radulle Steviq, dhe vetë kompania kanë bashkëpunuar me politikanë dhe pushtetarë lokalë për të siguruar monopol në projektet ndërtimore në veri të Kosovës përmes prokurimeve publike të manipuluara. OFAC-u e ka identifikuar kompaninë si pjesë kyçe të grupit të organizuar kriminal të të sanksionuarit Zvonko Veselinoviq.
 
Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 20210. RADULE STEVIC B.I., P.T.P. RAD
 
Lokacioni: ZveçanProgrami: GLOMAG (Global Magnitsky)
 
Veprimtaria: Ndërtimtari.Pavarësisht sanksioneve amerikane, kompania, përmes degës së regjistruar në Serbi, vazhdoi të lidhte kontrata për punë infrastrukturore në komunat me shumicë serbe në Kosovë.
 
Kompania është e lidhur me të sanksionuarin Radule Steviq.Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.
 
11. RADOVAN RADIC B.I., P.P. EU RR GRADNJALokacioni: Zupç
Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)Veprimtaria: Građevinarstvo
 
OFAC e ka identifikuar pronarin e kompanisë, Radovan Radiq, si anëtar të një grupi të organizuar kriminal dhe transnacional, në krye të të cilit është Zvonko Veselinoviqi.Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021.
 
12. P.P. BABUDOVAC B.I.Lokacioni: Jasenovik
 
Program: GLOMAG (Global Magnitsky)Veprimtaria: Shitje me shumicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit.
 
OFAC e ka identifikuar kompaninë si në pronësi ose nën kontrollin e Milan Radisavleviqit, i cili është përcaktuar si anëtar i një grupi të organizuar kriminal dhe transnacional, i drejtuar nga Zvonko Veselinoviqi në veri të Kosovës.Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021.
 
13. N.P.T.T. DONA-SHELLLokacioni: Pejë
Programi: SDNTK (Značajni trgovci narkoticima)Veprimtaria: Transport dhe logjistikë.
 
Lidhje me organizatën kriminale të sanksionuar të Naser Kelmendit. Përmes llogarive bankare dhe transaksioneve të kësaj kompanie janë financuar operacionet e familjes Kelmendi. Kompania është e lidhur drejtpërdrejt me Besnik Kelmendin (djalin e Naser Kelmendit), i cili është cilësuar si një nga operativët kryesorë në rrjet dhe ka qenë subjekt i hetimeve të gjera ndërkombëtare financiare dhe policore për dyshime se ka shërbyer si mbulesë për pastrim parash të fituara nga aktivitete kriminale.Data e sanksionimit: 24 mars 2015.
 
14. RINGJALLJA E SHOQATËS SË TRASHËGIMISË ISLAME, dega në KosovëStatusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.
 
Lokacioni: Prishtinë*Organizata kishte degë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Shqipëri.
 
Programi: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) / Terrorist global i veçuar posaçërisht.Veprimtaria: Organizatë humanitare.
 
Data e sanksionimit: 13 qershor 2008
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.