Michèle Picard caktohet kryetare e trupit gjykues në Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Michèle Picard caktohet kryetare e trupit gjykues në Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së 30.09.2026 | 02:54
Gjykatësja Michèle Picard është caktuar kryetare e trupit gjykues në procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
 
Caktimi i saj është bërë i ditur përmes një vendimi të publikuar lidhur me afatet dhe procedurat e ankesave në këtë rast.
 
Sipas vendimit, Mbrojtja dhe Prokuroria duhet të dorëzojnë deri më 27 nëntor njoftimet e tyre për apel.Në vendim bëhet e ditur gjithashtu se aktgjykimi i shkallës së parë ende nuk është përkthyer në gjuhën shqipe, çka nënkupton se publikimi i tij në shqip nuk pritet të bëhet së paku gjatë dy javëve të ardhshme.
 
Në vendim, Trupi i Apelit e udhëzon Sekretarinë që të raportojë lidhur me ecurinë e përkthimit dhe kohën e pritshme të përfundimit të tij.“UDHËZON Sekretarinë që, brenda 10 ditësh nga dorëzimi i këtij Vendimi, ta njoftojë Trupin e Apelit për ecurinë e përkthimit të Aktgjykimit në gjuhën shqipe, si dhe për kohën e pritshme të përfundimit të tij”, thuhet në vendim.
 
Kështu, procedura e Apelit tashmë ka hyrë në fazën e përcaktimit të afateve për palët, ndërsa Mbrojtja dhe Prokuroria pritet të paraqesin njoftimet për ankesat e tyre deri në fund të nëntorit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.