Osmani: Na duhen aleatët, Kosova nuk mundet të ecë përpara vetë
Osmani: Na duhen aleatët, Kosova nuk mundet të ecë përpara vetë 23.02.2024 | 01:45
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për marrëdhëniet e institucioneve të Kosovës me aleatët, duke iu bërë thirrje atyre që ata t’i shohin si ekzistencialë. Ajo ka përmendur edhe problemet me sigurinë, duke thënë se Serbia synon çdo ditë të gllabërojë tokën e Kosovës.
 
“I inkurajoj të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, secilin që merret me politikë që të bëjë çmos që këto relacione, në veçanti me SHBA-në, me Mbretërinë e Bashkuar, me shtetet e BE-së, që gjithmonë na kanë qëndruar pranë t’i konsiderojmë jo vetëm si të rëndësishme, por si ekzistenciale për suksesin e shtetit tonë, sepse historia e ka dëshmuar këtë dhe kjo dëshmohet në çdo veprim tonin”, ka theksuar Osmani.
 
Ajo ka thënë se Kosova është shtet  me demokraci të zhvilluar dhe e konsoliduar, por ka theksuar që nuk duhet harruar se ka probleme të mëdha të sigurisë.
 
“Në kufi e kemi një shtet që çdo ditë synon agresionin ndaj Kosovës, që çdo ditë synon gllabërimin e territorit tonë, që çdo ditë synon edhe sot 25 vjet pas lufte, vrasjen e qytetarëve tonë siç e pamë edhe me vrasjen e heroit Afrim Bunjaku. Në këto sfida, neve na duhen aleatët tonë, neve na duhen partnerët tonë. Pra, jo vetëm si shenjë falënderimi për atë që kanë bërë në të kaluarën, por edhe si vizion për atë se çka na duhet në të ardhmen. Kosova nuk mundet të ecë përpara vetë. Në fakt as një shtet në botë s’mund të ecë vetë”, ka theksuar ajo.
 
Gjithashtu Osmani ka thënë se pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian do të ketë ndërmjetës të ri që do ta marrë përsipër dialogun Kosovë-Serbi.
 
Prandaj, sipas saj, këta muaj deri në zgjedhje janë vendimtarë për këtë proces.
 
“Janë disa muaj vendimtarë në dialog, sepse në maj janë zgjedhjet në BE. Pas zgjedhjeve në BE do të kemi komisionerë të rinj, zyrtarë të rinj, të cilët do ta marrin përsipër procesin e dialogut. Sipas të gjitha gjasave dhe ndërmjetësues të ri nga ajo që më është thënë nga vetë Lajçak, i cili e ka mandatin deri diku në gusht, në mos gabofsha”, ka deklaruar Osmani.
 
Osmani ka folur edhe për kritikat nga bashkësia ndërkombëtare lidhur me Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës. Ajo ka thënë se çështja e dinarit nuk është dashur të krijojë përplasje me aleatët. 
 
“Askush nuk ka kërkuar që të mos zbatohet rregullorja e BQK apo të shfuqizohet ajo, e tëra që po kërkohet  që të  ndërtohet një plan tranzicioni që i merr parasysh nevojat e qytetareve të rëndom, të rinj e të moshuar, që marrin edhe ndihmë financiare nga Serbia nëpërmjet pensioneve. Kjo çështje mund të zgjidhet këtu në Kosovë, në fakt nuk është dashur të bëhet çështje fare se nuk është dashur të krijohet si përplasje me aleatet tanë fare”, u shprehur Osmani.
 
Osmani është shprehur e bindur që nëse ka vullnet i cili zgjatë disa ore mund të ulen të gjitha institucionet relevante ta zbatojnë në praktikë këtë rregullore të BQK-së dhe të dalin me hapa konkret duke bazuar në ligjet që ekzistojnë në Republikën e Kosovës.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.