Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilitetin rajonal
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilitetin rajonal 27.03.2026 | 15:24
Ballkani Perëndimor mbetet një rajon me rëndësi strategjike për aleancën euroatlantike dhe, rrjedhimisht, renditet lart në agjendën e NATO-s. Kjo theksohet në raportin vjetor të Aleancës, i cili u publikua në selinë e saj, ku nënvizohet se prania e NATO-s në Kosovë është thelbësore për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
 
 Në raport rikujtohet se mandati i aleancës në vend është krijimi i një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, ndërsa konfirmohet edhe mbështetja për dialogun me Serbinë, një proces që cilësohet si esencial për stabilitetin e të gjithë rajonit.
 
 “NATO vazhdon të mbështesë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, veçanërisht përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, i cili është çelësi për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon”, thuhet në raportin vjetor të NATO-s.
 
Në këtë dokument, Rusia cilësohet si “kërcënimi më i rëndësishëm dhe i drejtpërdrejtë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajonin euroatlantik
“Rusia mbetet kërcënimi më i rëndësishëm dhe më i rrezikshëm për sigurinë në zonën euroatlantike. Gjatë vitit të kaluar, Rusia është përpjekur të vërë në provë sigurinë tonë dhe të sfidojë shoqëritë tona, qoftë përmes shkeljeve të hapësirës ajrore, sabotimit dhe aktiviteteve kibernetike të dëmshme, apo ndërhyrjeve politike dhe kërcënimeve informative. Përgjigjja e NATO-s ndaj provokimeve të pamatura, qoftë nga Rusia apo aktorë të tjerë, ka qenë e qartë, e shpejtë dhe vendimtare”, tha Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
 
Raporti vjetor tërheq vëmendjen se, nëse Rusia vendos të sulmojë ndonjë vend të NATO-s, ekziston mundësia që të përqendrohet në infrastrukturën energjetike si objektiv. Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu nënvizoi se askush nuk është naiv dhe se dihet që Rusia, Irani, Koreja e Veriut dhe Kina po bashkëpunojnë ngushtë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.