Premtimi i Francës se anëtarësimi i Kosovës në KiE do të bëhet shpejt realitet – çfarë ka ndryshuar?
Premtimi i Francës se anëtarësimi i Kosovës në KiE do të bëhet shpejt realitet – çfarë ka ndryshuar? 28.07.2026 | 02:00
Në majin e 2024-ës, Kosova humbi mundësinë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës pas shpresave që krijoi vendimi i Asamblesë Parlamentare, duke i dhënë dritën jeshile këtij procesi. Komiteti i Ministrave, organi vendimmarrës i KiE, s’e përfshiu fare në agjendë pasi Qeveria e Kosovës s’e zbatoi kushtin për ta dërguar draftin e statutit të Asociacionit, që e kishte sjellë BE, në Gjykatën Kushtetuese. Dy vite më pas, në Strasburg s’u mor askush me këtë çështje. Tema u rikthye sërish në vëmendje pasi ministri francez dje në Prishtinë deklaroi se vendi i tij po punon për ta bërë realitet këtë.
 
Ministri i deleguar për Europën i Francës, Benjamin Haddad, në një konferencë të përbashkët në Prishtinë me ministrin e Jashtëm në detyrë të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se vendi i tij e mbështet integrimin europian të vendit, si dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe Këshillin e Europës.
 
Për këtë të fundit, ai premtoi se do të punojë për ta jetësuar “sa më shpejt”.
 
“Kam ardhur gjithashtu për të shqyrtuar me Qeverinë e Kosovës se si mund të avancojmë anëtarësimin tuaj në disa organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Europës. Për këtë kemi biseduar me Zëvendëskryeministrin dhe do të punojmë së bashku për ta bërë këtë realitet sa më shpejt”, tha ai.
 
Haddad erdhi në Kosovë për nënshkrimin e disa marrëveshjeve.
  
Çka ndryshoi?
 
Shtetet aleate kryesore të Kosovës, brenda Këshillit të Europës, përfshirë Francën e Gjermaninë, në maj të 2024-ës i kërkuan Kosovës që të dorëzojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të votojnë pro anëtarësimit të saj.
 
Pas një refuzimi kategorik nga Qeveria e Albin Kurtit se nuk pranojnë të kushtëzohen me Asociacionin në këmbim të anëtarësisë në KiE, një ditë para se të mblidhej Komiteti i Ministrave, zëvendësja e Kurtit, ministrja e Jashtme atëherë, Donika Gërvalla, i çoi një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE me zotimin se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut për Asociacionin, të cilin do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.
 
Kjo letër shkoi vonë dhe Kosova humbi momentumin e krijuar për anëtarësim. Dy vite më vonë, kjo temë as nuk u hap më.
 
Por, krahas zotimit për punë drejt anëtarësimit të Kosovës në KiE, ministri francez bëri me dije që kushtet që duhet të plotësojë Kosova s’kanë ndërruar fort.
 
Kosova do të duhet të zbatojë obligimet e marra në kuadër të dialogut të Brukselit.
 
“Në këtë rast, ai bazohet edhe në avancimin e zbatimit të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit. Po ashtu, mbështetet në parimin e meritës, që nënkupton reformat, përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian, forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Ne do të jemi shumë kërkues në këto fusha”, ka thënë ai.
 
“Ne e mbështesim integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Kjo është pjesë e projektit tonë më të gjerë për ribashkimin e Europës. Ky proces është kërkues dhe bazohet në angazhimet ndërkombëtare”, ka thënë ai, duke shtuar: “Në këtë rast, ai bazohet edhe në avancimin e zbatimit të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit. Po ashtu, mbështetet në parimin e meritës, që nënkupton reformat, përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Europian, forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Ne do të jemi shumë kërkues në këto fusha”.
 
Për këtë çështje zyrtarët kosovarë s’u dëgjuan të flasin.
 
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një postim ku njoftoi për marrëveshjet e nënshkruara me Francën përmendi shkarazi vetëm “rolin mbështetës të Parisit në proceset e integrimeve euroatlantike”.
 
“Përveçse shtëpi për shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, Franca është partnere e rëndësishme dhe takimet e shtuara janë në shërbim të shqyrtimit të mundësive dhe potencialit për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh edhe në sektorë të tjerë, si ekonomia, siguria e mbrojtja”, shkroi ndër të tjera Kurti.
 
Kurti mbrëmë u pa në darkë në rezidencën franceze me ministrin francez dhe vartësit, përfshirë me zv.ministrin në detyrë Kreshnik Ahmeti, i cili është marrë me çështjen e anëtarësimit në KiE.
 
Ish-ambasadori i BE’së në Kosovë, Aivo Orav, pati sinjalizuar se Bashkimi Europian mund të kërkojë rrugë tjera për zbatimin e Asociacionit pa e çuar draft-statutin në Kushtetuese. Por, ai pati deklaruar se Asociacioni do të jetë kusht për Kosovën dhe se këtë e di Qeveria e saj.
 
“Bashkimi Europian e ka mbajtur këtë qëndrim për një kohë mjaft të gjatë që ky draft i Asociacionit së duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Ai nuk është dërguar ende. Gjykata Kushtetuese tha gjithashtu se në fakt ata nuk kanë çfarë të bëjnë sepse nuk kanë autoritet ta vlerësojnë atë. Dhe ky qëndrim u mbajt për një kohë mjaft të gjatë. Përsëri, ne mund ta mbajmë këtë qëndrim për një kohë shumë, shumë, shumë të gjatë, por nëse e dimë se nuk do të ndodhë, atëherë mendoj se ky lloj qasjeje nuk i ndihmon askujt. Pra, në diplomaci, ne duhet të gjejmë mënyrat se si t’i trajtojmë këto çështje”./Gazeta Express
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.