Tregu i energjisë, KESCO: Nga 1 prilli bizneset kalojnë në treg të hapur
Tregu i energjisë, KESCO: Nga 1 prilli bizneset kalojnë në treg të hapur 04.03.2026 | 14:54
KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, ka njoftuar se nga 1 prilli 2026 do të hyjë në fuqi faza e dytë e daljes së konsumatorëve komercialë në tregun e hapur të energjisë elektrike, në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe kërkesën e Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).
 
Sipas kornizës ligjore në fuqi, bizneset që kanë mbi 50 punonjës ose realizojnë qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro nuk do të furnizohen më me tarifa të rregulluara në kuadër të shërbimit universal. Ato do të obligohen të zgjedhin vetë një furnizues të licencuar në tregun e hapur.
 
Bazuar në të dhënat e Administrata Tatimore e Kosovës, një numër biznesesh nuk i plotësojnë më kriteret për të mbetur në skemën e furnizimit universal. Për këtë arsye, nga 1 prilli 2026, KESCO nuk do të mund t’i furnizojë këto biznese me tarifa të rregulluara.
 
Bizneset e prekura duhet të nisin procedurën e ndërrimit të furnizuesit të paktën 21 ditë pune para hyrjes në fuqi të kontratës së re. Lista e furnizuesve të licencuar është e publikuar në faqen zyrtare të ZRrE-së.
 
Në rast se një biznes nuk zgjedh furnizues me kohë, ai do të furnizohet përkohësisht nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit për një periudhë deri në 60 ditë. Nëse brenda këtij afati nuk lidhet kontratë me një furnizues të licencuar, furnizimi me energji elektrike do të ndërpritet sipas legjislacionit në fuqi.
 
Gjithashtu, nga kjo datë përfundon edhe marrëveshja ekzistuese për vetë-konsumatorët (prosumatorët) në kuadër të tarifave të rregulluara, ndërsa energjia e prodhuar dhe e injektuar në rrjet do të trajtohet sipas kontratës së re me furnizuesin e zgjedhur.
 
KESCO ka ftuar bizneset që të konfirmojnë numrin e punonjësve, qarkullimin vjetor dhe njësitë matëse në shfrytëzim, për të siguruar një tranzicion korrekt drejt tregut të hapur.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.