Maliqi: Kurti, manipulues i papërmirësueshëm, do President dikë që të bëhet noter i interesave të Vetëvendosjes!
Maliqi: Kurti, manipulues i papërmirësueshëm, do President dikë që të bëhet noter i interesave të Vetëvendosjes! 04.03.2026 | 14:49
Nesër është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.Megjithëse ka patur konsultime ndërmjet Kurtit dhe krerëve të dy partive opozitare, PDK dhe LDK, ende nuk ka një emër konkret të propozuar për këtë post.
 
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” publicisti i njohur, Shkelëzen Maliqi.Maliqi tha se kjo çështje po bëhet pak ‘lëmsh’ dhe se Kurti do dikë President që të bëhet noter i interesave të Vetëvendosjes.
 
Sipas publicistit, Maliqi, ai (Kurti) nuk e don as Vjosa Osmanin se i ka dalë jashtë kontrollit.“Çështja e presidentit po bëhet lëmsh, sepse Albin Kurti nuk ka aspak sens për nevojën e konsesualitetit në zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët, mbipartiak. Derisa Kushtetuta e Kosovës parasheh që në postin më të lartë të zgjidhet dikush që përfaqëson unitetin dhe është i pranueshëm nga të gjitha partitë, Kurti e do dike që, si Vjosa Osmani, do të bëhet president noter i interesave të Vetëvendosjes. Nuk e do as Osmanin sepse ajo i ka dal jashtë kontrollit. Kurti madje hapur tha: “Pasi që s’po kemi kandidat koncesual, le të provojmë me kandidatët e propozuar nga partitë!” Sipas informatave të fundit, thuhet se Glauk Konjufca e ka refuazuar kandidaturën (mbase e kuptoi sa e pashëndoshme është që sërish të luaj rolin e xhokerit të çastit për hir të dështimit të procesit!), dhe po e kërkon ndonjë emër tjetër me peshë patriotike simbolike si Murat Jashari… në mënyrë që pastaj dështimin e zgjedhjes të presidentit t’ia atribuojë sërish opozitës” deklaroi Maliqi.
 
Ai tha se Kurti është ‘manipulues i papërmirësueshëm’ sepse sipas tij i njëjti mund t’a propozojë për President dikë që është profesor universitar ose nga shoqëria civile që i plotëson kriteret e përfaqësimit dinjitoz.“Manipulues i papërmirësueshëm, sepse ai vetë me deputetët që i ka mund dhe duhet ta propozojë dikë që është profesori universiteti ose aktivist me renome te shoqëria civile, që plotësojnë kriterin e përfaqësimit dinjitoz” tha Maliqi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
 
Deri tani janë përmendu shumë emra për postin e Presidentit të ri të vendit madje edhe nga familja emblematike Jashari.Ishte vetë Murat Jashari, emri i lakuar për këtë post i cili hodhi poshtë pretendimet publikisht s’e mund të jetë i propozuar për ketë post.
 
Edhe pak orë kanë mbetur nga afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit  të ri dhe ka raportime se Kurti pritet të takohet sërish me krerët e dy partive opozitare, Lumir Abdixhikun dhe Bedri Hamzën./Gazeta Blic/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.