ZRrE: Nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë
ZRrE: Nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë 02.02.2026 | 02:15
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka mbajtur mbledhjen e parë të Bordit për vitin 2026, ku ka shqyrtuar kërkesën e ALPEX-it për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave të NEMO për periudhën 2026–2028.
 
Zyra ka vendosur që lista e tarifave për Kosovën të mbetet e pandryshuar, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për rritje të tarifave të energjisë.
 
Muharrem Gashi, udhëheqës i Departamentit të Tarifave në ZRrE, ka bërë të ditur se të hyrat e propozuara përfshijnë kostot operative, amortizimet, kapitalin e punës dhe tarifat e licencës, duke shënuar 669,028 euro për 2026, 712,410 euro për 2027 dhe 835,613 euro për 2028.
 
Ai tha se struktura e të hyrave dominohet kryesisht nga kostot operative, ndërsa rritja e tyre lidhet me volumin e energjisë dhe jo me tarifat.
 
Ai ka sqaruar gjithashtu se tarifat e NEMO-s nuk përfaqësojnë çmimet e energjisë në bursë, të cilat formohen automatikisht nga platforma e tregtimit sipas ofertave dhe kërkesës së pjesëmarrësve për çdo ditë dhe orë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.