Dërgesat e mërgimtarëve në Kosovë kanë shënuar rritje prej 5.7% gjatë periudhës janar –qershor 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas Odës Ekonomike të Kosovës e cila u është referuar të dhënave të Bankës Qendrore për gjashtë mujorin e parë të vitit 2026 mërgata ka dërguar 692 milionë euro.
Gjatë periudhës 2008–2025, remitencat në Kosovë arritën në 15.2 miliardë euro.
Gjermania mbetet burimi kryesor me 38.2%, e ndjekur nga Zvicra me 20.4% dhe HBA-ja me 6.4%.
Sipas OEK-ut, remitencat vazhdojnë të kenë peshë të rëndësishme në ekonominë e Kosovës, duke përfaqësuar rreth 12–14% të BPV-së gjatë dekadës së fundit.