‘Sulltan’ Rexhepi i kapet kinse kancelarit gjerman për Izraelin, bën skena në konferencë
‘Sulltan’ Rexhepi i kapet kinse kancelarit gjerman për Izraelin, bën skena në konferencë 31.10.2025 | 15:10
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka kritikuar Gjermaninë lidhur me atë, që ai e quajti injorancë ndaj “gjenocidit të Izraelit” dhe sulmeve në Gazë. Ky reagim erdhi pasi kancelari gjerman tha se Hamasi është fajtor për luftën, gjë që është e vërtetë.
 
Këto deklarata padishahu në tentativë i bëri gjatë konferencës së përbashkët për media me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.
 
Ndasitë mes aleatëve të NATO-s ishin të dukshme gjatë vizitës së parë të Merzit në Turqi, që kur mori detyrën e kancelarit.
 
Merz tha se Qeveria e tij ka qëndruar pranë Izraelit që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe se beson se Izraeli po ushtron të drejtën e tij për vetëmbrojtje.
 
“Do të mjaftonte një vendim i juaj për të shmangur viktima të shumta të panevojshme. Hamasi është dashur që më herët t’i lironte pengjet dhe të dorëzonte armët”, tha ai, duke shtuar se shpreson që lufta ka përfunduar me marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga Turqia.
 
Erdogan, një prej kritikëve më të zëshëm të ofensivës së Izraelit në Gazë dhe një lojtar kyç në bisedimet për armëpushim, tha se nuk pajtohet me kancelarin Merz.
 
“Hamasi nuk ka bomba e as armë bërthamore, por Izraeli i ka të gjitha këto dhe i përdor këto armë për të goditur Gazën, për shembull ka sulmuar me këto bomba sërish mbrëmë”, tha Erdogan. Sigurisht, Izraeli nuk i përdor armët bërthamore, por Erdoganit i nevojitet pak propagandë për konsum të brendshëm.
 
“Ju, si Gjermani, a i shihni këto? Ju, si Gjermani, a nuk i ndiqni këto ngjarje? Përveç se sulmon Gazën, Izraeli po ashtu gjithmonë ka synuar që të shtypë Gazën përmes urisë dhe gjenocidit”, tha udhëheqësi i Portës së Lartë imagjinare.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.