'Irani rrezikon rajonin'/ Udhëheqësit e G7 riafirmojnë mbështetjen e plotë për Izraelin
'Irani rrezikon rajonin'/ Udhëheqësit e G7 riafirmojnë mbështetjen e plotë për Izraelin 15.04.2024 | 03:16
Liderët e G7 kanë dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe riafirmuan mbështetjen e plotë për Tel Aviv.
 
Po ashtu, pas mbledhjes së sotme, në një deklaratë, është bërë me dije se G7 do të punojnë për të stabilizuar situatën në Lindjen e Mesme.
 
“Me veprimet e tij, Irani ka ecur më tej drejt destabilizimit të rajonit dhe rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal. Kjo duhet të shmanget,” është thënë në deklaratë nga presidenti i G7, përfaqësuesi italian, Antonio Tajani.
 
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha ndër të tjera se shpreson që Izraeli të tregojë përmbajtje në përgjigjen e tij ndaj Iranit.
 
Shtëpia e Bardhë publikoi po ashtu një foto gjatë mbledhjes, ku shihet presidenti amerikan Joe Biden duke folur me liderët e G7.
 
Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe koordinatori i Lindjes së Mesme Brett McGurk ishin  gjithashtu të pranishëm.
 
Edhe Shtëpia e Bardhë tha në një postim në X se liderët “dënuan sulmin e paprecedentë të Iranit kundër Izraelit dhe riafirmuan përkushtimin e G7 për sigurinë e Izraelit”.
 
Takimi u thirr për të diskutuar atë që Biden e quajti një “përgjigje urgjente diplomatike” ndaj sulmit të Iranit./© SYRI.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.