Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës pranë një shkolle në qytetin Turgutlu, në provincën Manisa të Turqisë, transmeton Gazeta Metro.
Një nxënës 15-vjeçar dyshohet se ka marrë një pushkë gjahu dhe ka qëlluar pranë shkollës, duke plagosur 11 persona. Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Pas të shtënave, 15-vjeçari është larguar në këmbë, por policia e ka kapur pak më vonë.
Në kuadër të hetimeve janë ndaluar edhe prindërit e tij dhe gjyshi, të cilit i përkiste arma. Autoritetet po hetojnë se si arma ka përfunduar në duart e të miturit, ndërsa po shqyrtohen edhe pretendimet se ai mund të jetë bullizuar në shkollë.
Mësimi në shkollë është ndërprerë për pjesën tjetër të ditës, ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin./gazetametro.net
11 people injured in shooting near a school in Turkey
In the city of Manisa, a 15-year-old student opened fire on his classmates with a hunting rifle.
After the shooting, the teenager fled on foot but was soon detained. His parents and grandfather, who owned the weapon, were… pic.twitter.com/7PIJzLp2RU
— NEXTA (@nexta_tv) September 22, 2026