30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës 11.07.2025 | 14:46
Më 11 korrik 1995 ushtria serbe boshnjake masakroi më shumë se 8.000 myslimanë të paarmatosur, pas pushtimit të Srebrenicës, që duhej të ishte nën mbrojtjen e OKB-së e strehonte shumë refugjatë të zonave të afërta, në ikje nga lufta.
 
Myftiu Madh i nderit të Bosnjës, Çeriq pohon: "Serbët boshnjakë ende sot i mohojnë faktet dhe fajtorët, që u dënuan nga drejtësia ndërkombëtare, madje i konsiderojnë si" trofe". Jam krenar që nga ana jonë nuk ka pasur asnjë hakmarrje".
 
Sot, 11 korrik 2019, kujtojmë 30-vjetorin e ngjarjes tragjike të krimit kundër njerëzimit, masakrën e Srebrenicës. Bosnja e Hercegovina dhe Evropa sot kujtojnë 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.
 
Ishte data 11 korrik 1995 kur në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës ndodhi masakra më e madhe e pas Luftës së Dytë Botërore. 8000 djem dhe burra myslimanë u masakruan në formën më barbare nga ushtria shtetërore serbe e udhëhequr nga Radovan Karaxhiqi përfshirë edhe paraushtarakët e njohur si “skorpionët” e nën kontrollin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
 
Më 9 korrik 1995, udhëheqësi i atëhershëm i serbëve, Radovan Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre.
 
Një ditë më pas, më 10 korrik, ushtarët serbë të Bosnjës filluan të bombardojnë Srebrenicën. Forcat holandeze kërcënuan serbët se do të kishte goditje ajrore të NATO-s, nëse nuk tërhiqeshin deri në mëngjes.
 
Dhe të nesërmen, avionët e NATO-s bombarduan tanket serbe jashtë Srebrenicës. Forcat serbe kërcënuan të rifillonin bombardimin dhe të vrisnin ushtarët e kapur holandezë. Goditjet ajrore u ndalën dhe në mbrëmjen e 11 korrikut, komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq hyri në Srebrenicë.
 
Rreth 30 mijë refugjatë myslimanë u grumbulluan rreth bazës së paqeruajtësve holandezë në Potoçari, në veri të qytetit të Srebrenicës, pasi forcat serbe të Bosnjës morën nën kontroll zonën e sigurt.
 
Forcat serbe të Bosnjës i futën refugjatët e frikësuar nëpër autobusë, për kinse të largoheshin. Shumë nga refugjatët u evakuuan në Kladanj, 50 kilometra larg dhe prej andej filluan të ecnin për të gjetur një strehë të sigurt. Kombet e Bashkuara vunë re se shumica e refugjatëve që mbërrinin nga Srebrenica ishin gra, fëmijë dhe të moshuar dhe filluan të shqetësohen për fatin e burrave. Rreth 15 mijë ushtarë dhe civilë myslimanë të Bosnjës u larguan natën nga Srebrenica duke u përpjekur të arrinin në territor të kontrolluar nga myslimanët. Shumë vdiqën nga bombardimet dhe goditjet e snajperëve.
 
Gjatë javës pasoi rënia e Srebrenicës, rreth 8 mijë burra dhe djem u vranë nga serbët e Bosnjës dhe u varrosën në varre masive. Edhe pas 30 vjet prej vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive. Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre.
 
Çdo vit, më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore në Potoçari.
 
Mattarella, përgjegjësi kolektive, mësim i trishtë kundër mizorive
 
"Ndërgjegjja e komunitetit ndërkombëtar nuk ka dalë e paprekur nga ato ngjarje që kanë lënë trashëgim ndërgjegjësimin se ekziston një përgjegjësi kolektive, e cila kërkon ndërhyrjen dhe dënimin e popujve. Një mësim i trishtë që, ashtu si të tjerët, ushqen detyrën e përbashkët për të parandaluar dhe luftuar mizori të ngjashme dhe për të dënuar me vendosmëri çdo përpjekje për reduktim apo mohim. Lufta kundër përhapjes së ndjenjave të urrejtjes është përgjegjësi e secilit dhe e çdo vendi". Kështu u shpreh Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës../Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.