IDF ka depërtuar në zemër të Khan Yunis, që vet është bastion i terroristëve Hamas në jug të Gazës. Kjo manovër e suksesshme ishte kryer të dielën por njoftimi u bë të hënën, transmeton Gazeta Metro.
Sipas njoftimit IDF kishte kryer manovra simultane në inkursionin në Khan Younis, duke sulmuar edhe nga lindja për të detyruar betejë në disa fronte.
Një forcë masive tokësore është hedhur në betejë për të çliruar një prej qytezave kyçe në jug Gazës, e mbështetur nga forcat ajrore. Nga ajri caku ishte eliminimi i kapacitetit komandues të Hamas.
IDF ka dislokuar një forcë të madhe edhe në Shejaja njëkohësisht me sulmin e Khan Yunis. Shejaja është bastioni i fundit i mbetur në veriun e Gazës.
Një epror i lartë i IDF ka shpjeguar se kishin pritur qëllimisht të vrasin kreun e batalionit të Hamas në Shejaja para sulmit për të kapitalizuar me mungesën e komandës dhe çorganizimit në mesin e terroristëve.
IDF po ashtu ka sulmuar në Jabalia dhe Beit Hanoun në veri të Gazës të cilat ende nuk janë pastruar plotësisht nga terroristët megjithëse kontrolli i territorit ishte shumica nën IDF.
Disa qindra terroristë Hamas u vranë të dielën, duke shënuar një prej ditëve më të vdekjeprurëse për Hamas, duke e ngritur numrin e të vdekurve të Hamas rreth 6 mijë dhe mijëra të plagosur të tjerë.
Bazuar në këtë përllogaritje besohet se Hamas ka edhe rreth 20 mijë luftëtarë të mbetur nga 30 mijë.
IDF nuk ka saktësuar kalkulimet rreth forcave aleate terroriste të organizatës tjetër terroriste Xhihadi Islamik Palestinez.
Civilët nga Khan Yunis janë drejtuar të evakuuohen më tej drejt Rafah si dhe në zona të sigurta më në perëndim të Khan Yunis./gazetametro.net
The IDF says troops have advanced in northern Gaza’s Jabaliya, with the 551st Brigade and the Navy’s Shayetet 13 commando unit raiding Hamas’s general security headquarters in the area.
According to the IDF, the 162nd Division began to operate deeper in Jabaliya after completing… pic.twitter.com/OgXFwVW02Z
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) December 5, 2023