AstraZeneca tërheq vaksinën kundër koronavirus në mbarë botën
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër koronavirus në mbarë botën 08.05.2024 | 12:17
AstraZeneca ka filluar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj Covid-19, për shkak të një “teprice të vaksinave të përditësuara në dispozicion” që synojnë variante të reja të virusit.
 
Më 7 maj, Agjencia Evropiane e Barnave, lëshoi një njoftim se vaksina nuk është më e autorizuar për përdorim, transmeton Telegrafi.
 
Në një deklaratë, AstraZeneca tha se vendimi u mor sepse tani ka një shumëllojshmëri të vaksinave më të reja në dispozicion që janë përshtatur për të synuar variantet e Covid-19.
 
Kjo kishte çuar në një rënie të kërkesës për vaksinën AstraZeneca, e cila nuk po prodhohet më.
 
“Sipas vlerësimeve të pavarura, mbi 6.5 milionë jetë u shpëtuan vetëm në vitin e parë të përdorimit dhe mbi 3 miliardë doza u furnizuan globalisht”, thuhet në deklaratë.
 
“Përpjekjet tona janë njohur nga qeveritë në mbarë botën dhe konsiderohen gjerësisht si një komponent kritik i përfundimit të pandemisë globale.
 
Tani do të punojmë me rregullatorët dhe partnerët tanë për t’u lidhur në një rrugë të qartë përpara, për të përfunduar këtë kapitull dhe kontributin e rëndësishëm në pandeminë Covid-19”, u tha ndër tjera.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.