Pas vrasjes së kryeterroristëve të regjimit islamist në Iran, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të hënën se SHBA-të dhe Irani kanë pasur diskutime rreth përfundimit të të përhershëm të luftës, transmeton Gazeta Metro.
Trump i quajti “shumë të mira dhe produktive” bisedimet, gjatë dy ditëve të fundit, për çka edhe e quan të merrte vendim që të udhëzonte Departamentin e Mbrojtjes të shtynte sulmet ushtarake të planifikuara ndaj termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane.
“Jam i kënaqur të raportoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendi i Iranit kanë pasur, gjatë dy ditëve të fundit, biseda shumë të mira dhe produktive në lidhje me një zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive tona në Lindjen e Mesme”, shkroi Trump në Truth Social.
Të shtunën Trump, i dha të shtunën 48 orë afat Iranit që “të hapë plotësisht” Ngushticën e rëndësishme të Hormuzit, në të kundërtën do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit, një përshkallëzim i madh në luftë.
Bisedimet u zhvilluan para se të përfundonte ora 19:44, me kohën lokale të Uashingtonit./gazetametro.net