Egjipt, një problem elektrik, shkaku i zjarrit në kishën kopte, 41 të vdekur
Egjipt, një problem elektrik, shkaku i zjarrit në kishën kopte, 41 të vdekur 16.08.2022 | 15:52
Bilanci përfundimtar i tragjedisë në një famulli ortodokse kopte të Abu Sifin, në periferi të Kajros, gjatë liturgjisë së të dielës, është 41 viktima, përfshirë 10 fëmijë, dhe 14 të plagosur. Vdiq edhe famullitari, Át Abdel Masih Bakhit. Shumë prej viktimave u mbytën nga tymi, ose u shtypën nga turma, që shtyhej për të dalë nga kisha.
 
Problem elektrik ai, që shkaktoi zjarrin në kishën ortodokse kopte të Abu Sifin, në periferi të Kajros, gjatë liturgjisë së të dielës, me një bilanc të rëndë prej 41 viktimash, përfshirë 10 fëmijë. Gjithashtu, mbetën të plagosur 14 vetë.
 
Vdiq edhe bariu i bashkësisë, Át Bakhit
 
Flakët u përhapën me shpejtësi në godinën, që ndodhet në lagjen e punëtorëve, në perëndim të lumit Nil. U ngrit një tym i dendur, shkak kryesor i vdekjes së njerëzve. Nga zjarri humbi jetën edhe famullitari i kishës, Át Abdel Masih Bakhit, i cili kremtonte meshën ortodokse, me qindra besimtarë. Flakët dhe tymi shkaktuan panik, me turmën që shtyhej e që, fatkeqësisht, shtypi disa vetë, të cilët humbën jetën.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.