Françesku: Palestina dhe Izraeli, dy shtete të lira, me marrëdhënie të mira
Françesku: Palestina dhe Izraeli, dy shtete të lira, me marrëdhënie të mira 24.04.2024 | 02:46
Në fund të audiencës së përgjithshme, Papa bëri përsëri thirrje për paqen në Lindjen e Mesme, në Ukrainë dhe në Mianmar dhe kujtoi rishtas se lufta "është disfatë, në të cilën fitojnë më shumë prodhuesit e armëve".
 
Ukraina, Lindja e Mesme, Miamnari: në audiencën e sotme të përgjithshme Papa përsëriti thirrjet për paqe në këto vende, të cilat nuk i harron kurrë. Kujton edhe shumë të tjera, që nuk i përmendi, por që janë në lutjet e tij. Në veçanti, Gazën:
 
“Ju vuani shumë atje, në luftë. Luftë për paqen ndërmjet Palestinës dhe Izraelit, që të jenë dy shtete, të lira dhe me marrëdhënie të mira. Të lutemi për paqen”.
 
Fitimet e prodhuesve të armëve
 
Pak më parë - shtoi Papa - mendova për konfliktin në Evropën Lindore, për ata të rinj ukrainas që nisen ushtarë dhe shkojnë të vdesin në një luftë e cila, si gjithë të tjerat, e trondit Papën: nga njëra anë janë ata që vuajnë, nga tjetra, ata që përfitojnë prej saj:
 
“Lufta është gjithmonë disfatë në të cilën ata që fitojnë më shumë janë prodhuesit e armëve. Të lutemi për paqen”.
 
Ndihmat hyjnë në Gaza
 
Më se një herë Papa ka folur për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet dy shteteve, për Izraelin dhe Palestinën. Hera e fundit ishte të dielën, më 14 prill, gjatë lutjes së Mbretëreshës Qiellore, kur përsëriti se "askush nuk duhet të kërcënojë ekzistencën e të tjerëve", dhe i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare t’i ndihmojë "izraelitët dhe palestinezët të jetojnë në dy shtete, të sigurt", sepse "është dëshira dhe e drejta e tyre".
 
Ndërkaq nga Gaza vijnë lajme për vijimin e raketave izraelite, ndërsa UNRWA dëshmon se dje në Rrip hynë 310 kamionë me ndihma, rekord që prej 7 tetorit, nënvizon agjencia e OKB-së./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.