Gjermania arreston një sirian për komplot për të vrarë ushtarë në Bavari
Gjermania arreston një sirian për komplot për të vrarë ushtarë në Bavari 13.09.2024 | 15:57
Një shtetas sirian, i dyshuar për qëndrime radikale islamike, është arrestuar nën dyshimin se kishte planifikuar të vriste me hanxharë ushtarë gjermanë në qytezën Hof në Bavari, thanë prokurorët të premten.
 
I dyshuari, 27 vjeç, i kishte siguruar dy hanxharë rreth 40 centimetra të gjatë.
 
Ai planifikonte të vriste ushtarë të Forcave të Armatosura të Gjermanisë në Hof, të cilët e kalonin kohën e pushimit të drekës atje, si dhe të vriste sa më shumë prej tyre, thuhet në njoftimin e prokurorëve.
 
“Me këtë veprim, i akuzuari donte të tërhiqte vëmendje dhe të krijonte një ndjesi të pasigurisë në mesin e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.
 
Gjermania ka vendosur t’i ashpërsojë kontrollet kufitare pas sulmeve vdekjeprurëse me thikë rishtazi, ta cilat u kryen nga azilkërkues të dyshuar.
 
Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për një sulm me thikë në qytetin perëndimor, Solingen, ku u vranë tre njerëz në gusht./REL
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.