Sekretari i Shtetit Amerikansë, Marco Rubio, njoftoi pas takimit me delegacionin ukrainas se takimi mes tyre ishte më produktivi deri tani. Të njejtin qëndrim e pati edhe shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Andriy Yermak.
Rubio përditësoi me risitë publikun por nuk u thellua në detaje ku theksoi se kanë pranuar propozimet e palës ukrainase në Gjenevë. “Kemi pasur ndoshta takimin më produktiv dhe kuptimplotë deri më tani në të gjithë këtë proces,” raportoi BBC.
Rubio thotë se ata kanë një “produkt” të ndërtuar mbi një “themel kontributi” me përfshirjen të gjitha palëve dhe se kanë “bërë përparim të mirë” duke shqyrtuar pikat që përmban.
Ata tani po shqyrtojnë “disa nga sugjerimet që na u shpalosën ” dhe po bëjnë disa “ndryshime” dhe përshtatje për t’iu afruar diçkaje me të cilën si Ukraina ashtu edhe SHBA-ja ndihen të kënaqura.
Kryediplomati amerikan shtoi se do të ketë takim përsëri në mbrëmje mes dy delegacioneve pas të cilit do të ketë më shumë qartësi rreth zhvillimeve. Ky takim pritet të nisë së shpejti.