Kryeipeshkvi Caccia: kundër racizmit, me kulturën e takimit e të solidaritetit
Kryeipeshkvi Caccia: kundër racizmit, me kulturën e takimit e të solidaritetit 24.03.2023 | 02:32
Vëzhguesi i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara u bën thirrje qeverive të angazhohen për zhdukjen e paragjykimeve dhe të diskriminimit dhe i fton të mos mbajnë qëndrime mbrojtëse e frikësuese ndaj emigrantëve dhe refugjatëve: "Për të ndërtuar një botë më të mirë dhe më të drejtë, nevojitet vëllazëria njerëzore".
 
Selia e Shenjtë dënon fuqimisht racizmin dhe diskriminimin, duke shprehur veçanërisht shqetësimin, për paragjykimin racor "kundër migrantëve dhe refugjatëve". Kjo, deklarata e imzot Gabriele Caccia-s, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara. Prelati foli në Pallatin e Qelqtë të Nju Jorkut, në takimin përkujtimor me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Zhdukjen e Diskriminimit Racor, që kremtohet çdo 21 mars. Prelati bëri thirrje për ndryshimin e "qëndrimit ndaj emigrantëve dhe refugjatëve e edhe, siç ka thënë vazhdimisht Papa Françesku, për t’u dhënë fund "qëndrimeve mbrojtëse dhe frikës nga i huaji dhe për  t’u orientuar drejt "kulturës së takimit, e vetmja që është e aftë për ndërtimin e një bote më të mirë, më të drejtë dhe më vëllazërore”.
 
Kultura e takimit me njëri-tjetrin
 
Kryeipeshkvi Caccia theksoi, më pas, se racizmi vazhdon të rishfaqet sot, "pavarësisht nga angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare" për ta zhdukur një njollë të tillë. “Rastet e racizmit  vijojnë t’i shqetësojnë shoqëritë tona – theksoi Vëzhguesi i përhershëm vatikanas - duke shkaktuar atë, që Papa Françesku e quan “krizë e marrëdhënieve njerëzore”. Ipeshkvi Caccia nënvizoi më pas se racizmi mund të shfaqet "në veprime diskriminuese, të bazuara mbi supozimin e rremë të epërsisë racore" dhe se, aty ku duket fenomeni "qeveritë duhet të miratojnë ligje" që e dënojnë këtë mendësi. E shtoi më pas se "paragjykimi racor" vërehet edhe "në ato pabarazi, që inkurajohen e ndonjëherë përdoren edhe në nivel institucional, për t’i  dëmtuar disa njerëz vetëm për shkak të racës”, duke ftuar për t’i kundërvënë këtij qëndrimi "kulturën e takimit, të solidaritetit dhe të vëllazërisë së vërtetë   njerëzore", gjë që nuk do të thotë "të jetojmë së bashku, duke e duruar njëri-tjetrin”, sqaroi ai më pas, por, siç thekson Papa në Fratelli tutti, do të thotë ta dëshirosh takimin me njëri-tjetrin, “të kërkosh pika takimi, të ndërtosh ura, të planifikosh një projekt, që i përfshin të gjithë”.
 
Çdo njeri ka dinjitetin e vet
 
Kultura e takimit është e mundur vetëm po të pranojmë se çdo njeri është unik dhe se jep "ndihmesën e tij të paçmuar" në shoqëri - vuri më pas në dukje imzot Caccia - duke nënvizuar edhe se secili ka një pasuri të veçantë, të rrënjosur në "dinjitetin e tij shpirtëror, pavarësisht nga raca". "Vetëm njohja e dinjitetit njerëzor mund të bëjë të mundur zhvillimin e përbashkët dhe personal të të gjithëve dhe të çdo shoqërie”, përfundoi Vëzhguesi i Përhershëm i Vatikanit, i cili kërkoi edhe krijimin e “kushteve dhe mundësive të barabarta për burrat dhe gratë” si dhe “barazi objektive për të gjithë njerëzit”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.