Nga Dioqeza e Chiclajos: ipeshkvi Prevost, Misionar ndërmjet njerëzve
Nga Dioqeza e Chiclajos: ipeshkvi Prevost, Misionar ndërmjet njerëzve 10.05.2025 | 12:00
"Një njeri i thjeshtë me një mesazh shprese në kërkim të paqes". Kështu, Motër Karina Gonzales, françeskane e Zojës së Papërlyer përshkroi, në programin “Radio Vaticana con voi”, kohën që Papa i ardhshëm e kaloi në dioqezën peruviane. Murgesha u përqendrua në angazhimin e Prevost-it kur zona u dëmtua rëndë nga El Niño, në vitin 2023. "Nisej me kal, për të arritur në vendet më të paarritshme në zonën e Andeve”.
 
Një zemër e mbushur me lumturi, është trime e guximtare, që e sfidon frikën dhe rrezikun. Kështu është edhe zemra e Motër Grace Karina Gonzales Risco, françeskane e Zojës së Papërlyer, një ditë pas zgjedhjes së Papës Leoni XIV e cila të nesërmen i shkroi medias së Vatikanit për të shprehur gëzimin që "e dëgjoi përsëri këtë prijës, e këtë mesazh të ankthshëm shprese në kërkim të paqes". Ajo tregon se i përket dioqezës së Çiklajos, në Peru, të njëjtës dioqezë që Papa donte ta përshëndeste nga Lozha e Bazilikës së Vatikanit, duke kujtuar "njerëzit besnikë të cilët e shoqëruan ipeshkvin e tyre". E këto fjalë të thëna në spanjisht për Motër Karinën, e cila ishte në Romë për ca kohë, dhe për murgeshat e saj, janë   kthim në të kaluarën, kur ndanin misionin në vendin e Amerikës së Jugut me Ipeshkvin Prevost. “Më preku - shkruan - sepse e kujtoi tokën tonë. Ky gjest thotë shumë për një njeri që e donte grigjën, e që do të na mbajë të gjithëve në zemrën e tij”.
 
Augustinian në zemër
 
Mesazhi i Motër Karinës është shumë i bukur për t’u lënë pezull, kështu që ajo lidhet me telefon. Flet për lotët e saj në çastin kur shqiptohej  Habemus Papam dhe detyra “e madhe” në të cilën thirrej: “Të lutet  shumë, shumë për të”.
 
Më pas nis e shpjegon se në dioqezën e Çiklajos françeskanët kanë një shkollë dhe se ipeshkvi i atëhershëm ishte gjithnjë shumë pranë tyre, veçanërisht gjatë periudhës së Covid-19. “Ai është një njeri i thjeshtë, augustinian në zemër”. Në dioqezë e donin shumë, shumë. Na erdhi keq kur u largua, ndiheshim pak jetimë nga mungesa e njeriut të rëndësishëm për ne, por e dinim se ai ishte në lartësinë e detyrës që ia besoi Papa Françesku”.
 
Është fjala për prefektin e Dikasterit të Ipeshkvijve, një pozitë, që ai e mbajti nga viti 2023 deri në zgjedhjen e sotme.
 
Ipeshkvi kalorës
 
Ka një çast, që Motër Karina nuk e harron: është viti 2023, kur El Niño godet Perunë me shira dhe përmbytje të dendura, që shfryjnë mbi bujqësinë e vendit dhe e shkatërrojnë. “Ipeshkvi donte të jepte ndihmesën e tij, deri në fund të mandatit në dioqezë, duke kërkuar ndihmë për të moshuarit mbetur pa strehë, për fëmijët, që kishin humbur gjithçka”. Françeskanja shton, më pas, edhe një hollësi: “Ai ishte i tillë, u nis mbi kalë për të arritur në zonën e Sierra del Norte”, një rajon malor i Andeve. Hollësi kjo, që zbulon një aspekt të ri të Leonit XIV. “Në Peru - thekson Motër Karina - distancat i masim me kohën që na duhet për të arritur atje: nga dioqeza - në atë zonë duhen tri, katër orë. Nuk ka rrugë, por shtigje dredha-dredha për të arritur në ato vise”. “Ai është vërtet misionar, sot e dje”. Me zgjedhjen e emrit, shprehu programin e tij të jetës duke kujtuar Leonin XIII dhe Rerum Novarum, pra aspektin shoqëror. Shpresoj që të vazhdojë  të ndjekë gjurmët e Papës Françesku e, sidomos,  të Ungjillit, që është vija e të gjithë Papëve, secili në kohën e tij, në çastin e tij".
 
Dëshira e fundit e Motër Karinës është që forca e lutjes së popullit të Zotit të arrijë te Papa dhe që ajo të sjellë paqen: "Kemi shumë nevojë për të", pohon françeskania. Shpresoj të vazhdoni ta bëni botën të ndiejë se Zoti është afër, se Zoti na do, se i do të gjithë. Dje nga Lozha, kur Leoni XIV shqiptoi "të gjithë", menduam për Todos, todos, todos, të Papës Françesku. Shenjë vazhdimësie në fronin e Pjetrit…/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.