OKB: Bota drejt katastrofës klimatike
OKB: Bota drejt katastrofës klimatike 19.09.2021 | 10:41
Përpara konferencës së klimës në Glasgow, që do të zhvillohet në nëntor, bota është drejt një rruge katastrofike për sa i përket ngrohjes globale, sipas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
 
Sipas një raporti të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Klimën, pritet një ngrohje globale prej 2,7 gradë Celsius.
 
“Ky numër është duke thyer premtimin e bërë gjashtë vjet më parë për të ndjekur objektivin në 1,5 gradë Celsius të Marrëveshjes së Parisit. Dështimi për të arritur këtë qëllim do të matet në humbjen masive të jetës dhe mjeteve të jetesës”, theksoi Guterres.
 
Më parë, OKB kishte paraqitur një raport klimatik mbi planet e bashkësisë ndërkombëtare për të zvogëluar emetimet globale.
 
Sekretariati i Klimës i OKB-së theksoi se “kombet duhet të dalin me një plan më ambicioz nëse duan të parandalojnë që temperaturat globale të rriten mbi 1,5 gradë Celsius deri në fund të shekullit”.
 
Ekspertët bien dakord se shumë më tepër duhet bërë në mbarë botën deri në vitin 2030 nëse ngrohja globale do të mbetet shumë nën dy gradë Celsius, siç u pajtuan nga gati 200 vende në Paris në 2015.
 
Toka është ngrohur tashmë me rreth 1,2 gradë Celsius që nga kohërat para-industriale.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.