Papa: “përfshirja e grave e përshpejton rrugën drejt paqes”
Papa: “përfshirja e grave e përshpejton rrugën drejt paqes” 26.01.2023 | 03:43
Françesku pret në audiencë pjesëmarrësit në konferencën “Women Building a Culture of Encounter Interreligiously” (Gratë Ndërtuese të një Kulture Takimi Ndërfetar), që do të vazhdojë deri nesër në Urbaniana: praktika e takimit po bëhet e rrallë, por është një nga dhuratat më të mëdha që mund t’u jepet familjeve, bashkësisë dhe shoqërisë.
 
Paqja “duhet kërkuar, duke përfshirë më shumë gratë: sepse gruaja kujdeset dhe i jep jetë botës; është rrugë drejt paqes”. Kështu tha sot Papa Françesku, në audiencën me pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare “Women Building a Culture of Encounter Interreligiously” (Gratë Ndërtuese të një Kulture Takimi Ndërfetar), promovuar nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar, në bashkëpunim me Bashkimin Botëror të Organizatave Femërore Katolike (Umofc). Konferenca mbahet këto ditë në Romë.
 
“Pjesa më e madhe e konferencës – nënvizoi Papa – synon të rizbulojë aspektet femërore në traditat tuaja fetare dhe të tregojë si kontribuojnë ato në kulturën e takimit. Veprimtaritë e takimit dhe hapja mendore, që kërkojnë ato, po bëhen të rralla. Praktimi i takimit është një nga dhuratat më të mëdha, që mund t’u jepni familjeve, bashkësive dhe krejt shoqërisë suaj”.
 
Në Romë, besimtarët e dymbëdhjetë feve nga e gjithë bota
 
Ati i Shenjtë përgëzoi për nismën. “Nuk është gjë e zakonshme që besimtarët e dymbëdhjetë feve nga e gjithë bota të mblidhen dhe të diskutojnë çështje të rëndësishme lidhur me takimin e dialogun për promovimin e paqes dhe të mirëkuptimit në botën tonë të lënduar. E meqenëse konferenca juaj i kushtohet dëgjimit të përvojave dhe të perspektivave të grave, është edhe më e rëndësishme”, nënvizoi Françesku.
 
“Ju jam mirënjohës – përfundoi ai – që impenjoheni dhe përpiqeni për të promovuar dinjitetin e grave dhe sidomos të vajzave”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.