Papa: armëpushimi i ndërprerë në Gaza do të thotë vdekje, urgjent armëpushim i ri
Papa: armëpushimi i ndërprerë në Gaza do të thotë vdekje, urgjent armëpushim i ri 04.12.2023 | 03:21
Pas lutjes së Engjëllit, Papa shprehu dhimbje për situatën "shumë të rëndë" në Tokën Shenjte, veçanërisht për ndërprerjen e armëpushimit: "Kjo do të thotë vdekje, shkatërrim, mjerim". Françesku kërkon që palët e përfshira "të gjejnë zgjidhje të tjera larg armëve" dhe "të ndjekin shtigje të guximshme drejt paqes". Më pas shpreh afërsinë e tij me familjet e viktimave të sulmit të sotëm në Filipine, ku shpërtheu një bombë gjatë meshës.
 
"Vdekje, shkatërrim, mjerim". Për Papën, këtë nënkupton prishja e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe rifillimi i luftimeve, të cilat sipas informacioneve të autoriteteve në Rrip, vranë 700 qytetarë palestinezë në njëzet e katër orë. Pas kremtimit të Engjëllit, sërish nga Shtëpia e Shën Martës për shkak të bronkitit infektiv që e ka prekur prej më shumë se një jave, Papa - edhe pse nuk e lexoi vetë thirrjen pas lutjes mariane - shprehu dhimbjen e tij të thellë për Lindjen e Mesme, ku "Situata është rëndë", por edhe shpresën për rivendosjen e menjëhershme të marrëveshjes së armëpushimit:
 
“Të trishton fakti që armëpushimi u prish, gjë që do të thotë vdekje, shkatërrim dhe mjerim”.
 
Mendimi për pengjet, shpresa për një marrëveshje të re
 
Më pas Françesku kujtoi pengjet, ende në duart e Hamasit pas 7 tetorit dramatik. Shumë janë liruar, por shumë janë ende në Gaza. “Le të mendojmë për ata dhe familjet e tyre që panë një dritë, një shpresë për të përqafuar sërish të dashurit e tyre”, kujton Papa.
 
Vështrimi i Atit të Shenjtë më pas kaloi në Gaza ku, nënvizoi, "ka shumë vuajtje, ka mungesë të nevojave elementare". Përveç ushqimit dhe ujit, gjithnjë e më shumë mungojnë pajisjet e nevojshme për emergjencat ushtarake. Një anije e marinës me dhoma operacioni dhe klinika në bord për të trajtuar të plagosurit u nis sot për në Egjipt. Situata, megjithatë, po keqësohet orë pas ore.
 
Prandaj Papa bëri thirrje:
 
“Uroj që të gjithë të përfshirët të arrijnë një marrëveshje të re armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur dhe të gjejnë zgjidhje të tjera pa armë, duke u përpjekur të ndjekin rrugët e guximshme të paqes”.
 
Izraeli pati rënë dakord, të enjten e kaluar, për të zgjatur armëpushimin në Rripin e Gazës për të tetën ditë, në një marrëveshje që synonte lirimin e dhjetë pengjeve të tjera, kryesisht gra dhe fëmijë. Ndërkohë që SHBA, Egjipti dhe Katari ishin të zënë në Doha duke u përpjekur për të rënë dakord për një zgjatje të mëtejshme, Forcat e Armatosura izraelite njoftuan se kishin nisur sulmet ajrore kundër vendeve në territorin palestinez, pa dhënë detaje të mëtejshme. Në pamjet e transmetuara nga stacioni televiziv pan-arab "al Jazeera" duken kolona tymi gri që ngrihen nga zonat e populluara të Gazës, shoqëruar nga zhurma e bombardimeve dhe përleshjeve me zjarr.
 
Pranë familjeve të viktimave të Mindanao
 
Me të njëjtin shqetësim, Françesku siguron lutjet e tij për viktimat e sulmit që ndodhi sot, në mëngjes në Filipine, në shtetin Mindanao, në Marawi,   zonë në jug të vendit, ku një bombë shpërtheu në palestrën e një universiteti ndërsa po kremtohej mesha. Papa u shprehu afërsinë  familjeve të të vdekurve - katër, duke përfshirë tre gra - dhe me mbi 40 të plagosur, si dhe banorëve të Mindanaos, qytet-skenë e një beteje në të kaluarën ndërmjet forcave qeveritare dhe militantëve të lidhur me Shteti Islamik. Papa u shpreh afërsinë:
 
“Jam pranë familjeve, me banorët e Mindanaos që tashmë kanë vuajtur kaq shumë”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.