Papa: kultura e fitimit shtrembëron marrëdhëniet, të punohet për kulturën e takimit
Papa: kultura e fitimit shtrembëron marrëdhëniet, të punohet për kulturën e takimit 01.06.2023 | 01:56
Françesku priti në audiencë në Vatikan pjesëmarrësit e një takimi të biznesmenëve nga Amerika Latine, të cilëve u rekomandoi të mbrohet nga "hija e së keqes", kur ndiqet vetëm e vetëm e logjika e fitimit që çon në poshtërimin dhe skllavërimin e njerëzve. Papa i ftoi sipërmarrësit të krijojnë rrjete, që favorizojnë ndihmën e ndërsjellët, që shmangin konfliktet, të vetëdijshëm "se pas çdo punëtori qëndron një familje dhe e gjithë shoqëria"
 
Papa Françesku priti sot në audiencë, në Vatikan, pjesëmarrësit e Asamblesë vjetore të "Consejo Empresarial de América Latina" të cilët gjenden në Romë për një bashkëbisedim mbi çështjet sociale që shkojnë nga puna te migrimi, nga ndryshimet klimatike te zhvillimi integral njerëzor, faktorë që i inkurajojnë ndërtimin e kulturës së takimit dhe të “të rrjeteve” shoqërore të solidaritetit.
 
Ruajtja nga fitimi që shtrembëron marrëdhëniet mes njerëzve
 
Papa mbështet përpjekjet e shumta dhe sakrificat e përditshme që bëjnë kompanitë e sipërmarrësve për të ecur përpara në këtë kohë të krizave të shumta, vlerëson punën e formimit të punonjësve dhe angazhimin “për të shmangur konfliktet dhe për të mos arritur deri te dhimbja e pushimit nga puna të njerëzve, të vetëdijshëm se pas çdo punëtori qëndron një familje dhe e gjithë shoqëria”. Papa rekomandon, pastaj, kultivimin e kulturës së takimit, një shenjë dalluese kjo e papnisë së tij:
 
Vlerat e kësaj kulture janë ato që frymëzojnë botën e biznesit në mënyrë që ajo të mbrohet nga hijet e së keqes që na pushton kur fitimi me çdo kusht i shtrembëron marrëdhëniet tona, deri në atë pikë sa i poshtëron dhe skllavëron vetë njerëzit. Kultura e takimit, përkundrazi, shpreh kërkimin e së mirës së përbashkët, duke ndihmuar kështu në davaritjen e hijeve.
 
Ndërtues rrjetesh për të ndihmuar njëri-tjetrin
 
Duke parë Ungjillin, Ati i Shenjtë Bergoglio u kërkon biznesmenëve t’i imitojmë dishepujt e Jezusit. Metafora ungjillore e rrjetave dhe e peshkatarëve, ashtu si imazhi i busullës, flasin qartë dhe Papa na nxit ta përvetësojmë në jetën tonë të përditshme për një ripërtëritje të brendshme.
 
Më pas Ati i Shenjtë kujton se "ne kemi edhe një spirancë: shpresën. Prandaj mund të lundrojmë, të bindur se është Zoti që na udhëheq dhe na shoqëron gjatë udhës së jetës".
 
Kështu edhe ju, që të mund të përballeni me detin e botës dhe stuhitë që lindin, për të arritur qëllimin që ndiqni, duhet të jeni të bashkuar, të krijoni rrjete, të ndihmoni njëri-tjetrin. Shërbimi që ju kryeni nuk është abstrakt, por është një shërbim për çdo person, një shërbim për çdo popull, dhe për këtë është e nevojshme të veprojmë së bashku, pa anashkaluar askënd dhe pa lënë askënd pas. Një sfidë mjaft komplekse./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.