Papa: lutuni më shumë për Ukrainën martire, po vuan tepër
Papa: lutuni më shumë për Ukrainën martire, po vuan tepër 31.05.2023 | 04:17
Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku falënderoi të rinjtë ukrainas dhe rusë të shoqatës Rondine Cittadella della Pace, të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit: "Ju vendosët të mos jetoni si armiq, por si vëllezër". Jini shembull". Papa ia porosit Zojës "të gjithë ata, që vuajnë nga lufta".
 
Mendimi i Papës shkon rishtas në Ukrainën “e dashur”, “të martirizuar”: “Po vuan shumë... tepër shumë” - psherëtin Papa Françesku pas katekizmit të audiencës së përgjithshme të së mërkurës, duke i nxitur besimtarët e shumtë, mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit të "vijojnë lutjet " për vendin e sulmuar prej më shumë se një viti. Ndërmjet këtyre besimtarëve janë edhe të rinjtë e "Rondine", shoqatë toskane, Kështjellë e Paqes e së cilës në brigjet e Arnos ka mirëpritur ndër vite mijëra djem e vajza të kulturave, kombësive dhe feve të ndryshme, që mësuan këtu kulturën dhe praktikën e dialogut.
 
Shembulli i të rinjve
 
Në grupin e pranishëm sot, 31 maj, në Shën Pjetër, shoqëruar nga ipeshkvi Andrea Migliavacca  kishte edhe të rinj rusë e ukrainas. Papa i shikoi me dashuri të veçantë dhe u drejtoi "një përshënetje mirënjohëse". U kujtoi kështu të gjithëve se, "duke ardhur nga Ukraina,  Rusia dhe vende të tjera në luftë, vendosën të mos jenë armiq, por të jetojnë si vëllezër”:
 
“Shembulli juaj frymëzoftë propozime për paqe tek të gjithë, edhe tek ata që kanë përgjegjësi politike”.
 
Kjo - shtoi Papa Françesku jashtë tekstit  - duhet të na nxisë të lutemi më shumë për Ukrainën e martirizuar dhe të jemi pranë Ukrainës së dashur e të munduar, që po vuan kaq shumë.
 
Lutja Marisë
 
Papa u lut përsëri për Ukrainën në përfundim të audiencës, duke ia besuar popullsinë e saj ndërmjetësimit të Zojës së Bekuar. Më pas, duke iu drejtuar si zakonisht të rinjve, të sëmurëve, të moshuarve dhe çifteve të sapomartuara, kujtoi se “sot, në ditën e fundit të muajit maj, Kisha kremton Vizitën e Marisë te kushërira e saj, Elizabeta, e cila e quan ‘e lume’, sepse besoi në fjalën e Zotit".
 
Kujtojmë se Elizabeta, e shtyrë në moshë, simbolizon Izraelin, që pret Mesinë, ndërsa Maria, në moshën e vashërisë, sjell me vete përmbushjen e atij premtimi, që i përket mbarë njerëzimit!
 
Gratë, të dyja shtatzëna, mishërojnë pritjen e të Priturin, duke i ftuar besimtarët  t’i ngjasin edhe Elizabetës, që e pret mysafirin si vetë Zotin. E duke kujtuar se pa e dëshiruar Zotin, nuk mund ta njohim kurrë; pa e pritur, nuk mund ta takojmë; pa e kërkuar, nuk mund ta gjejmë”.
 
"Shikojeni Marinë dhe lutjuni Asaj për dhuratën e një feje gjithnjë e më të guximshme – ftoi Papa - Ndërmjetësimit të saj amtar ia besojmë gjithë të munduarit nga lufta, veçanërisht Ukrainën e dashur dhe të martirizuar, që po vuan kaq shumë”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.