Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është predikimi i paqes
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është predikimi i paqes 06.05.2026 | 03:45
Papa Leoni ka deklaruar se misioni i tij është predikimi i paqes në botë, teksa i është përgjigjur sulmeve të presidentit amerikan, Donald Trump.
 
Në komentet e tij të fundit për Papën, Trump sugjeroi se ai besonte se ishte në rregull që Irani të kishte një armë bërthamore, kjo pasi që Papa ka kundërshtuar luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, me ç’rast ky qëndrim e ka zemëruar Trumpin, duke bërë që presidenti i SHBA-së të sulmojë vazhdimisht.
 
Më herët të martën, Papa Leo tha se do të vazhdonte të bënte thirrje për paqe pavarësisht kritikave.
 
“Misioni i Kishës është të predikojë Ungjillin, të predikojë paqen”, tha ai.
 
Shkëmbimi i fundit vjen, ndërsa Sekretari i Shtetit, Marco Rubio shkon në Vatikan për një vizitë dyditore këtë javë.
 
Të martën përpara vizitës së tij, Rubio mohoi se do të shkonte në Itali për të zbutur tensionet midis Trump dhe Vatikanit.
 
“Është një udhëtim që e kemi planifikuar që më parë, dhe padyshim që kemi pasur disa gjëra që kanë ndodhur”, tha ai, duke shtuar se kishte “shumë për të folur me Vatikanin”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.