Gjatë bisedimeve me Sekretarin e Shtetit tё Vatikanit, tema e luftës në Ukrainë, me njё fokus mbi situatën humanitare dhe pritjen e refugjatëve.
Çështja e luftës në Ukrainë dhe në veçanti situata e refugjatëve ishte në qendër të bisedimeve të zhvilluara në Vatikan nga kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala, që u prit sot paraditen në audiencë nga Papa Françesku.
Pas audiences te Papa Shkëlqesia e Tij Petr Fiala, Kryeministër i Republikës Çeke, u takua me Shkëlqesinë e Tij Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit tё Vatikanit, shoqëruar nga Shkëlqesia e Tij Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Kёshtu njofton bërë zyra e shtypit e Vatikanit.
Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit tё Vatikanit, njё vëmendje iu kushtua marrëdhënieve të mira dypalëshe midis Selisë së Shenjtë e Republikës Çeke dhe rolit të Kishës katolike në shoqëri. U shpreh edhe dëshira për të konsoliduar e zgjeruar më tej bashkëpunimin.
Në vazhdim të bisedimeve u diskutua për çështjet e luftës në Ukrainë dhe ndikimin e saj në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar, me vëmendje të veçantë për situatën humanitare dhe pritjen e refugjatëve.