Audiencë në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Një takim qe zhvilluar një vit më parë, me rastin e Meshës për fillimin e shërbesës papnore. Leoni XIV do të takojë, në të njëtën ditë, edhe kryeministrin polak Tusk.
Në orën 11:30 të paradites së enjtes, 7 maj, Papa Leoni XIV do të presë Sekretarin e SHBA-së, Marco Rubio, në Pallatin Apostolik të Vatikanit.
Konfirmimi erdhi dje nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, pas disa njoftimeve mediatike. Arritja e Rubios planifikohet në orën 11:15 të mëngjesit.
Sekretari i Shtetit të Vatikan e pati takuar Papën me origjinë nga Çikago, më 18 maj, me rastin e Meshës, që shënonte fillimin e Papnisë.
Me Rubion atë ditë, për ceremoninë e puthjes së duarve, ishte edhe Zëvendëspresidenti J.D. Vance. Të nesërmen, më 19 maj, u zhvillua një takim dypalësh ndërmjet Leonit XIV e edhe Vance e Rubio. Të enjten e ardhshme, në orën 9 të mëngjesit - njofton akoma Salla e Shtypit ̵ Papa do të takohet me Kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk./Radio Vatikani