Regjimi islamist në Iran po tronditet, Trump konfirmon: Khamenei po do t’ia mbathë diku
Regjimi islamist në Iran po tronditet, Trump konfirmon: Khamenei po do t’ia mbathë diku 09.01.2026 | 03:43
Protesta masive kanë shpërthyer kudo nëpër Iran me fillimin e vitit, pasi gjendja e tmerrshme ekonomike është rënduar edhe më tej për shkak të rënies së valutës rial. Regjimi terrorist i mullahëve po tundet çdo ditë e më shumë dhe këtë e konfirmoi edhe presidenti amerikan, përcjell Gazeta Metro.
 
Presidenti i SHBA-së tha se po i përcjell me vëmendje ngjarjet e fundit në Iran, ku gjithnjë e më tepër po rriten përmasat e protestave mbarëkombëtare.
 
Ai tha se Ajetullah Ali Khamenei po dëshiron t’ia mbathë.
 
”Po do që të shkojë diku”, tha presidenti Donald Trump kur u pyet nga gazetari Sean Hannity për liderin suprem të Iranit.
 
Gazetari amerikan më pas e pyeti presidentin nëse regjimi islamik i Iranit është buzë kolapsit, për shkak të protestave masive nëpër shumë qytete
”Po, mund të jetë”, tha shkurtimisht presidenti i SHBA-së, i cili para ca ditësh paralajmëroi regjimin e mullahëve se do të ndërhyjë nëse vazhdon t’i vrasë protestuesit./gazetametro.net
 
Asked if Iran’s Supreme Leader Ali Khamenei has a Plan B to go to Russia amid nationwide protests, US President Donald Trump told Fox News “he’s looking to go some place.”pic.twitter.com/8X2F1eIUOx
— Iran International English (@IranIntl_En) January 9, 2026
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.