SHBA e Franca apelojnë që të ndalen luftimet në Nagorno-Karabakh
SHBA e Franca apelojnë që të ndalen luftimet në Nagorno-Karabakh 21.09.2023 | 14:10
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente, të enjten, për luftimet në Nagorno-Karabakh, kur pak ditë më parë Azerbajxhani nisi një operacion ushtarak. Disa vende po kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm pasi, të paktën, 30 persona janë vrarë.
 
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bën thirrje Azerbajxhanit që "të ndërpresë menjëherë veprimet ushtarake në Nagorno-Karabakh dhe të qetësojë situatën", njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.
 
Blinken e bëri thirrjen në një bisedë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, të martën, njofton Departamenti i Shtetit të SHBA.
 
Sipas AFP, të paktën 29 persona janë vrarë në lidhje me operacionin ushtarak në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakh, i cili shtrihet brenda kufijve formalë të Azerbajxhanit, por është i populluar pothuajse ekskluzivisht nga armenë etnikë.
 
Të martën, pati raportime për shpërthime të forta në qytetin e Stepanakertit dhe përfaqësuesit e forcave të armatosura të rajonit separatist thanë pasdite se luftimet po vazhdonin "gjatë gjithë frontit".
 
Më shumë se 7.000 civilë janë evakuuar nga 16 vendbanime në zonë, bën të ditur institucionet lokale të Nagorno-Karabakh.
 
Ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, e përshkroi ofensivën e Azerbajxhanit si "të paligjshme, të pajustifikueshme dhe të papranueshme" dhe ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mbajë urgjentisht një takim urgjent lidhur me situatën.
 
“Dua të theksoj se ne e konsiderojmë Azerbajxhanin përgjegjës për situatën e armenëve në Nagorno-Karabakh”, tha Colonna, duke dënuar përdorimin e armëve të rënda në zonat e banuara.
 
Shqipëria, e cila mban presidencën e Këshillit të Sigurimit, nga ana e saj njofton se një seancë do të zhvillohet të enjten.
 
Në muajt e fundit, tensionet janë rritur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke akuzar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia, pas luftimeve në vitin 2020, kur vdiqën më shumë se 6.500 njerëz.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.