Selia e Shenjtë: progresi duhet të garantojë akses të qëndrueshëm në ushqim
Selia e Shenjtë: progresi duhet të garantojë akses të qëndrueshëm në ushqim 23.04.2026 | 03:19
Vëzhguesi i përhershëm i Vatikanit pranë FAO-s, IFAD-it dhe WFP-së, imzot Fernando Chica Arellano, ndërhyn në Konferencën e 38-të Rajonale për Azinë dhe Paqësorin: “Është thelbësore një ndryshim paradigme i bazuar në dinjitetin e patjetërsueshëm njerëzor të dhënë nga Zoti, në mënyrë që inovacioni dhe përparimi të kontribuojnë për të garantuar që të gjithë të kenë akses të qëndrueshëm në ushqim”.
 
Rajoni i Azisë dhe Paqësorit ka disa nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë, por fermerët e vegjël vendas përballen me sfida të shumta: nga rritja demografike te urbanizimi, deri te humbja e biodiversitetit dhe cenueshmëria ndaj ndryshimeve klimatike. Kështu tha imzot Fernando Chica Arellano, Vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë FAO-s, IFAD-it dhe WFP-së, në ndërhyrjen e tij në Konferencën e 38-të Rajonale për Azinë dhe Paqësorin, që po zhvillohet në kryeqytetin e Bruneit, Bandar Seri Begawan.
 
Një ndryshim paradigme
 
“Për këtë arsye – vuri në dukje imzot Chica Arellano – është thelbësor një ndryshim paradigme i bazuar në dinjitetin e patjetërsueshëm njerëzor të dhënë nga Zoti, në mënyrë që inovacioni dhe progresi të kontribuojnë për të garantuar që të gjithë, veçanërisht të varfrit dhe më të pambrojturit, përfshirë të porsalindurit, të kenë mundësinë dhe të drejtën për të pasur ushqim të shëndetshëm dhe të mjaftueshëm”. “Në sektorin bujqësor – vijon Vëzhguesi i përhershëm i Vatikanit – kjo nënkupton futjen e teknologjive të avancuara, adoptimin e praktikave të qëndrueshme dhe zhvillimin e strategjive që përmirësojnë përdorimin e burimeve natyrore përgjatë gjithë zinxhirit të prodhimit. Megjithatë, inovacioni nuk kufizohet vetëm në aplikimin e teknologjive të reja, por përfshin edhe një transformim të mënyrës se si prodhojmë, shpërndajmë dhe konsumojmë ushqimin”.
 
Të promovohet dinjiteti njerëzor
 
Selia e Shenjtë, siguroi imzot Chica Arellano, “do të vazhdojë të mbështesë dhe inkurajojë përparimin teknologjik”, por nga ana tjetër “është e nevojshme të promovohet shkenca në shërbim të së mirës së përbashkët, në mënyrë që inovacioni të përfitojë mbi të gjitha më të pambrojturit dhe të mbrojë mjedisin”. Sfida e vërtetë e inovacionit – përfundoi përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë, duke cituar një pjesë nga mesazhi i Papa Leoni XIV për Ditën e 60-të të Komunikimeve Shoqërore – “qëndron në drejtimin dhe orientimin e saj drejt një bashkëjetese midis njerëzimit dhe mjedisit që vendos dinjitetin njerëzor në vend të parë”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.