Selia e Shenjtë: uji nuk është mall, por e drejtë njerëzore themelore
Selia e Shenjtë: uji nuk është mall, por e drejtë njerëzore themelore 17.09.2021 | 10:06
Fatkeqësisht, uji nuk është për të gjithë, sidomos në këtë periudhë emergjence shëndetësore. Ky është njëri nga shqetësimet, që shprehu imzot John Putzer, i ngarkuar me punë në Misionin e përhershëm të Selisë së Shenjtë në Gjenevë.
 
“Uji nuk është mall; është simbol universal dhe burim jete e shëndeti. Prandaj, duhet të garantohet uji i pijshëm dhe shërbime higjienike për të gjithë”: këtë kërkoi imzot John Putzer, i ngarkuari me punë i Misionit të përhershëm të Selisë së Shenjtë në Gjenevë, duke folur në Dialogun mbi ujin dhe shërbimet higjienike në sesionin e 48-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, mbajtur më 15 shtator.
 
Në Raportin e Kombeve të Bashkuara për gjendjen aktuale vihej në dukje rëndësia e krizës hidrike globale për njerëzimin, keqësuar nga financiarizimi i ujit, nga ndryshimet klimatike dhe nga pandemia e Covid-19.
 
Borxhi ndaj të varfërve
 
Kështu, imzot Putzer nënvizoi se në këtë kuadër, sigurimi i ujit të pijshëm për gjithë popullsinë botërore është çështje dinjiteti njerëzor e përbën një të drejtë themelore e universale, pasi thelbësor për mbijetesën. “Bota jonë – përmendi ai fjalët e Papës Françesku – u ka një borxh të madh shoqëror të varfërve, që nuk kanë ujë të pijshëm, sepse u mohohet e drejta për një jetë koherente me dinjitetin e tyre të patjetërsueshëm”. Prelati bëri thirrje të zhduket ndryshimi teknologjik ndërmjet vendeve të pasura e të varfra, në mënyrë që t’u sigurohet të gjithëve uji i pijshëm për një jetë dinjitoze./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.