Selia e Shenjtë OKB-së: ruajtja e paqes është një përgjegjësi e përbashkët
Selia e Shenjtë OKB-së: ruajtja e paqes është një përgjegjësi e përbashkët 12.11.2025 | 04:28
Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara foli për operacionet paqeruajtëse duke theksuar se ato janë në shërbim të mbrojtjes së civilëve. Shqetësim për numrin në rritje të sulmeve kundër paqeruajtësve të OKB-së: “Çdo jetë e humbur është një kujtesë mizore e rreziqeve me të cilat përballen ata që shërbejnë në terren dhe e detyrimit të përbashkët për të garantuar sigurinë e tyre”
 
Operacionet paqeruajtëse duhet të jenë në gjendje të "mbrojnë civilët" dhe të jenë pjesë integrale e strategjive politike, humanitare dhe zhvillimore. Ruajtja e paqes është një përgjegjësi e përbashkët dhe garantuesit e ruajtjes së saj duhet të jenë në gjendje të mbështeten në "burimet e nevojshme për të përballuar sfidat që lindin". Kryeipeshkvi Gabriele Caccia, Vëzhguesi i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së në Nju Jork, ripohon pozicionin e Vatikanit me rastin, dje më 11 nëntor, të Komisionit të Katërt për operacionet paqeruajtëse.
 
Shqetësimi i Selisë së Shenjtë
 
Numri në rritje i sulmeve kundër paqeruajtësve të OKB-së "është shkak për një shqetësim të madh" dhe "çdo jetë e humbur është një kujtesë mizore e rreziqeve me të cilat përballen ata që shërbejnë në terren dhe e detyrimit të përbashkët për të garantuar sigurinë e tyre". Prandaj, Selia e Shenjtë u bën homazh të gjithë punonjësve të paqes, "në veçanti atyre që kanë humbur jetën duke shërbyer".
 
Përgjegjësia për ruajtjen e paqes
 
Operacionet paqeruajtëse, thekson Vëzhguesi i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së, "vazhdojnë të mishërojnë angazhimin e komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur më të pambrojturit dhe për të mbështetur komunitetet që dalin nga një konflikt". Këto veprime shërbejnë për të na kujtuar se "kërkimi i paqes është një përgjegjësi e përbashkët" dhe se "ndikimi i saj pozitiv në stabilizimin e konteksteve të brishta, në mbrojtjen e civilëve dhe në lehtësimin e tranzicioneve politike, është i pamohueshëm dhe meriton mbështetje të ripërtërirë".
 
Rreziqet për jetën e paqeruajtësve dhe civilëve
 
Sukseset dhe dështimet kanë karakterizuar me kalimin e kohës veprimet e lidhura me ruajtjen e paqes. Pavarësisht përparimeve të bëra, "misionet e sotme operojnë në rrethana me kompleksitet të paprecedentë", kujtoi kryeipeshkvi imzot Caccia-s, për të cilin "përhapja e informacionit të gabuar dhe dezinformimit, kërcënimet rajonale dhe transnacionale dhe prania gjithnjë e më e përhapur e aktorëve jo-shtetërorë të armatosur janë duke i transformuar mjediset në të cilat operojnë paqeruajtësit", jeta e të cilëve, si ajo e civilëve, vihet në rrezik edhe "nga përdorimi në rritje i teknologjive emergjente" edhe në këtë rast "nga aktorë jo-shtetërorë".
 
Apeli i Papës
 
Në përfundim, kryeipeshkvi imzot Caccia kujtoi apelin e Leonit XIV drejtuar diplomacisë për të punuar që të "heshtin armët" dhe atë drejtuar kombeve për të ndërtuar "të ardhmen e tyre me vepra paqeje, jo me dhunë dhe konflikte të përgjakshme", një thirrje e fuqishme që, shpreson imzot Caccia, mund të frymëzojë njerëzimin të forcojë "angazhimin e tij për diplomacinë dhe bashkëpunimin multilateral, dhe të mbrojë çdo jetë njerëzore, në mënyrë që paqja të zërë rrënjë dhe të zgjasë"./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.