Senatorët amerikanë mbështesin krijimin e një Tribunali për krimet e Rusisë
Senatorët amerikanë mbështesin krijimin e një Tribunali për krimet e Rusisë 01.06.2023 | 01:52
Ligjvënësit në SHBA kanë shprehur mbështetje për krijimin e një tribunali ndërkombëtar të ndarë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për të gjykuar krimet e agresionit që kanë ndodhur gjatë luftës në Ukrainë.
 
Si presidenti francez Macron, ashtu edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, së fundmi kanë bërë thirrje për krijimin e një tribunali të tillë të pavarur ndërkombëtar.
 
Senatorët amerikanë dhe diplomatja e lartë amerikane për drejtësinë penale globale, Beth Van Schaack, diskutuan përpjekjet aktuale të SHBA për ta bërë gjykatën realitet në mënyrë që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet dhe agresionin ndaj Ukrainës.
 
Ky diskutim u mbajt gjatë një seance dëgjimore të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit, më 31 maj.
 
Gjykata eventuale, do të merrej me krimet e agresionit dhe jo krimet kundër njerëzimit që aktualisht ndiqen penalisht nga ICC.
 
Van Schaack theksoi ndikimin e madh që do të kishte kjo gjykatë, duke deklaruar se këto përpjekje do të çonin në "gjyqin më të rëndësishëm në histori që nga Nuremburgu", një referencë për gjyqet e krimeve të luftës të mbajtura pas Luftës së Dytë Botërore, që rezultoi me dënime për shumë kriminelë nazistë të luftës.
 
Van Schaack detajoi gjithashtu implikimet ndërkombëtare, duke thënë se një gjykatë ndërkombëtare për krimet e agresionit ka të ngjarë të implikojë Bjellorusinë për ndihmën në aktet e agresionit rus. Për më tepër, duke i parë në mënyrë specifike krimet e agresionit, diplomatja tha se gjykata mund të ndjekë penalisht agresionin rus që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë në vitin 2014.
 
Departamenti amerikan i Shtetit shpreson gjithashtu se krijimi i një gjykate kundër agresionit do të dërgonte një mesazh ndërkombëtar kundër "shkeljeve të ngjashme flagrante të sovranitetit shtetëror", tha Van Schaack.
 
Për shkak se propozimi aktual bazohet në gjykatat ukrainase, komiteti ra dakord se do të duhej të kishte një mbikëqyrje të konsiderueshme dhe asistencë kapacitetesh nga partnerët ndërkombëtarë.
 
Të gjithë anëtarët e komitetit pohuan përkushtimin e tyre ndaj llogaridhënies ruse, me një senator që tha se "mosndëshkimi nuk është një opsion".
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.